VIDEO/ Everton përmbys gjithçka për 6 minuta dhe i bashkohet kreut të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:20

VIDEO/ Everton përmbys gjithçka për 6 minuta dhe i bashkohet kreut të Premier Ligës

Everton mori një fitore spektakolare përballë Bërnlejt në sfidën e vlefshme për javën e 4-ët të Premier Ligës.

everton

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Ben Mi kaloi në avantazh Bërnlejn. Por Evertoni ju deshën vetëm 7 minuta për të përmbysur gjithçka.

Fillimisht ishte Kin që barazoi shifrat në minutën e 60-të të takimit, ndërsa Taunsend dyfishoi pesë minuta për vonë. Në minutën e 66-të, Grej shënoi dhe të tretin për vendasit duke mbyllur triumfin brenda 6 minutave.

Everton shkon në kuotën e 10 pikëve dhe i bashkohet kryesuesve të Mançester Junajtid, Çelsit dhe Liverpulit që ndajnë kreun.

rednitja angli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"