VIDEO/ Emocionon trajneri shqiptar: E mposhta koronavirusin, më mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 25, 2020 | 18:33


VIDEO/ Emocionon trajneri shqiptar: E mposhta koronavirusin, më mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Trajneri i xhudos Erind Cara, i cili u infektua me koronavirusin dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët se tashmë është rehabilituar plotësisht nga virusi COVID-19.

download (1)

Në një videomesazh të publikuar nga Spitali “Nënë Tereza”, Cara bëri me dije se rezultoi negativ në 2 testet e fundit anti-koronavirus. Njëkohësisht, ai u kërkoi shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin infektimin me koronavirus, pasi kurimi prej tij është i vështirë dhe i mundimshëm.

“Përshëndetje miq! Ju përshëndes nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ndodhem këtu në pavionin e infektivit prej 9 ditësh., ku po luftoj me koronavirusin. Por, sot luftën e fitova.  Pas 2 testeva rezultova negativ dhe jam më i qetë, por dua të jap një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët dhe bashkëatdhetarët e mi brenda dhe jashtë Shqipërisë: Qëndroni në shtëpi! Është më mirë të të parandalosh sesa të kurosh. Prandaj në shtëpi mund të bëjmë më të mirën, të qëndrojmë me familjarët dhe të kalojmë disa ditë të bukura pushimi sesa të rrimë në spital dhe të kurohemi. Në spital është më e vështirë për ne dhe stafin mjekësor. Uroj të kthehemi së shpejti dhe të keni shëndet të plotë. Më mirë të parandalosh sesa të kurosh!”, u shpreh trajneri i xhudos Erind Cara.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com