VIDEO/ Egbo nuk do t’ja dijë për koronavirusin, ka një mesazh për fansat teksa stërvitet në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 15:38

VIDEO/ Egbo nuk do t’ja dijë për koronavirusin, ka një mesazh për fansat teksa stërvitet në shtëpi

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo nuk do t’ja dijë për koronavirusin kur vjen puna te stërvitja, të paktën siç e tregon dhe videoja e postuar nga vetë ai në Instagram.

egbo

Trajneri Nigerian po udhëhiqte Tiranën drejt fitimit të titullit për këtë sezon, me 9 pikë diferencë nga Kukësi, derisa futbolli u ndal për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mirëpo kjo nuk e pengon atë që të ushtrohet nga shtëpia për të mbajtur trupin në formë, edhe pse nuk është më futbollist.

egbo

“Një muaj i ri, me më shumë vendosmëri për tu ushtruar më shumë”, thotë Egbo, në këtë mënyrë duke nxitur fansat e tij që të merren edhe ata me stëvitje në këtë kohë izolimi.


View this post on Instagram

A post shared by Emmanuel Egbo (@emmaegbo) on

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"