VIDEO/ Dy gola dhe shumë luftë, Skënderbeu blindon “Final Four” me fitoren ndaj Egnatias. Rrogozhinasit rrezikojnë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 0:09

VIDEO/ Dy gola dhe shumë luftë, Skënderbeu blindon “Final Four” me fitoren ndaj Egnatias. Rrogozhinasit rrezikojnë kreun

Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para.

WhatsApp Image 2024-03-16 at 6.56.42 PM

Rrogozhinasit u goditën nga dy gola në pjesën e parë të ndeshjes me Franklin i cili gjeti hapësirat pas goditjeve nga këndi të çonte sferën në rrjetë. Skuadra e Tetovës u mundua të reagonte, por nuk gjeti hapësirat që kërkonte para portës.

Vetëm një shtyllë e Montenegro në startin e pjesës së dytë ishte pak për miqtë, që kishin vështirësi të krijonin raste. Në fund ata mund të shkurtonin diferencën me penalltinë e Aleksit, por mesfushori gaboi duke fluturuar topin mbi traversë.

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0
20′, 39′ Franklin

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Skënderbeut.

90’+3’ Lika dhe Shaqe hyjnë në fushë në vend të Gërços dhe Rashicës.

90’+1’ Aleksi gabon penalltinë duke dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)

89’-90’+1’ Gjyqtari Hamiti sinjalizohet për një prekje topi me dorë në zonë nga Dumfur dhe pasi sheh vetë pamjet me VAR, akordon penallti për miqtë. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Kabral merr vendin e Franklin.

87’ Liço nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

83’ Pavarësisht ndryshimeve të shumta në pjesën e dytë, reagimi i Egnatias nuk ka qenë ai që kërkonte trajneri Tetova pasi harkimet drejt zonës janë kontrolluar lehtësisht nga vendasit.

81’ Ramos merr vendin e Nikajt në radhët e vendasve.

76’ Lubas dhe Drame hyjnë në fushë në vend të Montenegro dhe Ibrahimoglu te skuadra e Egnatias.

68’ Zejnullai dhe Fernando i bëjnë vend në fushë Spahiut dhe Ahmetajt.

67’ Nikaj gjuan nga jashtë zonës me të djathtën, sfera përfundon jashtë.

66’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të vendasve.

58’ Zejnullai nga e djathta pason në qendër, Alia kupton gjithçka dhe mbërthen sferën.

55’ Pasim nga e djathta në qendër për Xhoel i cili gjuan në pozicion të mirë para portës, por fluturon sferën mbi traversë.

50’ Xhoel harkon në zonë për Montenegron i cili devijon me kokë, por godet shtyllën e portës vendase. (VIDEO)

47’ Pas një harkim në zonë nga e djathta, sfera devijohet rrezikshëm në këndore nga mbrojtësit e Skënderbeut.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e dyfishtë të Skwnderbeut.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një tjetër këndoreje të vendasve, është përsëri Franklin ai i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

38’ Rashica lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, Sherri grushton në këndore.

35’ Xhoel merr vendin e Xhemajlit të dëmtuar në radhët e Egnatias.

33’ Mundësi e artë e korçarëve për të shënuar me një aksion të gjatë para portës, në fund Franklin i vetëm çon sferën jashtë edhe pse pak hapa larg. (VIDEO)

26’ Protesta të vendasve të cilët kërkojnë karton të kuq për Dylis i cili ndali një aksion të Franklin të nisur drejt portës. Gjyqtari Hamiti i tregon vetëm të verdhin mbrojtësit. (VIDEO)

20’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë ku Franklin gjuan me forcë për të mposhtur Sherrin. (VIDEO)

19’ Aksion i shpejtë i vendasve, Franklin gjuan por sfera devijohet në këndore.

16’ Ndreca lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta që përfundon jashtë katërkëndorit.

12’ Edhe Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Vangjelit.

9’ Rashica shfaqet rrezikshëm në të majtën me një diagonale, Sherri bllokon gjithçka me shumë vëmendje. (VIDEO)

6’ Dumfur ndëshkohet shpejt me të verdhë, pas një faulli ndaj Fernandos.

4;’ Goditje dënimi për rrogozhinasit, topi i harkuar në zonë devijohet nga Malota drejt portës, por nuk gjen katërkëndorin edhe pas një devijimi të Montenegros. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Gërço, Prençi, Rabiu, Dumfur, Nikaj, Vangjeli, Juri, Liço, Rashica, Frenklin

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Sherri, Rama, Xhemajli, Malota, Ndreca, Dylis, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Montenegro, Ibrahimoglu

Trajner: Edlir Tetova

c2a6e96b-fedb-4d20-a47b-6b2299bdeec0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"