VIDEO/ Drejtori i medias së Tiranës: Nuk ka kundërshtarë të lehtë në Kupë, merkatoja është e mbyllur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 12:01

VIDEO/ Drejtori i medias së Tiranës: Nuk ka kundërshtarë të lehtë në Kupë, merkatoja është e mbyllur

Tirana do të përballet me Teutën në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas shortit, drejtori i medias tek bardheblutë, Erjon Allaraj ka dhënë një deklaratë për mediat.

jjjjhk

“Tirana e ka nisur sezonin me dy objektiva të qartë që janë titulli kampion dhe Kupa dhe besoj që këto objektiva do të mbeten deri në fund. Të gjithë rivalët janë të njëjtë përderisa kanë ardhur në çerekfinale, nuk mendoj që ka të lehtë apo të vështirë. Historia është histori, por edhe Teuta nuk e ka pasur kurrë të lehtë me Tiranën, kështu që ne e dimë se çfarë kërkojmë. Merkaton mund ta quajmë të mbyllur”, u shpreh ai. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"