VIDEO/ Dopietë në çerek finale, sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe kualifikon ekipin në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2018 | 23:11

VIDEO/ Dopietë në çerek finale, sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe kualifikon ekipin në Kupë

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Fiorin Durmishaj, ka qenë protagonist natën e sotme, në ndeshjen që ekipi i tij, Panionios, zhvillon ndaj Lamias.

durmishaj

Durmishaj shënoi një dopietë. Golin e parë, shqiptari e shënoi në minutën e 17-të. Teksa rezultati ishte në shifrat 1-2, Durmishaj shënoi edhe një tjetër gol, në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të. Më pas, ai u zëvendësua në minutën e 65-të, për t’i lënë vendin Nielsen.

Goli i parë – 17′

Edhe ndeshjen e parë, Panionios e kishte fituar me rezultatin 1-0, dhe tashmë siguroi gjysmëfinalet e Kupës.

Goli i dytë – 55′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"