VIDEO/ Dikur i bënin zbor Barcelonës, sot Flamurtari nuk ka nisur akoma stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2019 | 23:58

VIDEO/ Dikur i bënin zbor Barcelonës, sot Flamurtari nuk ka nisur akoma stërvitjen

Janë licencuar të gjitha klubet për sezonin e ardhshëm, por Flamurtari ende nuk ka nisur stërvitjen. Jemi më 11 gusht, 13 ditë larg fillimit të kampionatit dhe Flamurtari ende nuk ka një skuadër.

gerd haxhiu

Kaq mjafton për të kuptuar se në ç’gjendje është Superiorja dhe se sa kompetitive do të jetë skuadra vlonjate për të ardhmen. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh që në kampionatin elitar një klub të mos ketë ende numerikisht skuadrën gati e më pas të mos ketë as fazë përgatitore.

barca-1-1

Nuk dihet nëse e ka marrë parasysh Komisioni i Licencimit në FSHF këtë fakt, por e sigurt është që Flamurtari sot nuk ka lidhje fare me emrin dhe historinë që ka. Dikur, siç edhe shihet në këtë video, shkruanin histori me Barcelonën, ndërsa sot nuk formojnë dot 11-tëshin titullar. Kushedi si ndihen Kushta dhe Ruci me shokë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"