VIDEO/ Dështon eksperimenti i Ten Hag, Mançester Junajtid mundet nga yjet e Hollivudit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2023 | 11:27

VIDEO/ Dështon eksperimenti i Ten Hag, Mançester Junajtid mundet nga yjet e Hollivudit

Mançester Junajtid është mundur me rezultatin 1-3 në miqësoren ndaj Reksham. Skuadra që ka si pronarë dy yjet e Hollivudit Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni ka arritur të tregojë një formë mjaft të mirë përballë një Mançesteri eksperiemntal.

junajtid

Trajneri Ten Hag i ka besuar totalisht skuadrës së dytë, madje edhe në stolin e rezervave ishin kryesisht lojtarë të rinj në moshë dhe asnjë nga titullarët e sezonit të shkuar dhe të ndeshjes ndaj Arsenalit.

Në pjesën e parë kanë shënuar Li dhe Hajden për Reksham, teksa Jurado nga ngushtuar rezultatin në 1-2. Në të dytën, për “djajtë e kuq” u vështirësua gjithçka pasi Gore u largua me të kuq ndërsa në minutën e 69 ishte Dalbi ai që shënoi dhe golin e tretë duke vulosur takimin. Ditën e nesërme, Junajtid ka testin e vërtetë miqësor kundër Real Madridit, takim ky i planifikuar të luhet në orën 02:30 pas mesnatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"