VIDEO/ Debutim i pafat i Strakoshës në Premier Ligë, portieri i Kombëtares mposhtet vetëm në minutat shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 18:12

VIDEO/ Debutim i pafat i Strakoshës në Premier Ligë, portieri i Kombëtares mposhtet vetëm në minutat shtesë

Thomas Strakosha ka shënuar pas më shumë se një vitit debutimin e tij në kampionatin anglez të futbollit, ku i është bashkuar në verën e vitit 2022 ekipit të Brentford. Portieri i Kombëtares, luante sot në një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë përballë Mançester Junajtid në “Old Traford”.

bandicam 2023-10-07 17-58-18-869

Ai zhvilloi një ndeshje përgjithësisht të mirë, duke pritur disa tentativa të Eriksen (SHIH VIDEO) apo Bruno Fernandez (SHIH VIDEO), teksa ekipi i tij kishte kaluan në avantazh me Jensen që në fraksionin e parë të lojës.

Por ndëshkimi do të vinte në minutat shtesë të takimit, kur Junajtid hodhi më shumë forca në sulm dhe tentoi e gjeti golin në rrëmujë para zonës së portierit kuqezi. Skot MekTominej ishte heroi për “djajtë e kuq”, pasi ai shënoi në minutat 93 dhe 97, për të përmbysur shifrat në këtë sfidë dhe për t’i siguruar 3 pikë ekipit të Mançester Junajtid.

GOLI I DYTË I MEKTOMINEJ (VIDEO)

GOLI I PARË I MEKTOMINEJ (VIDEO)

GOLI I JENSEN (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"