VIDEO/ De Biazi nuk harron Shqipërinë, organizon mbledhje fondesh për familjet e prekura nga tërmeti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 8:47

FB Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit Video

VIDEO/ De Biazi nuk harron Shqipërinë, organizon mbledhje fondesh për familjet e prekura nga tërmeti

Tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, ka lënë pasoja të rënda. Kjo ka bërë që shumë njerëz dhe vende të solidarizohen, duke dhënë kontributin e tyre sado të vogël për Shqipërinë.

xhani de biazi

Një ndër ta është dhe Xhiani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares, që nuk e ka harruar ende vendin tonë.

Pas tërmetit ai dha një mesazh për popullin tonë, por duket se italiani nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.


/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com