VIDEO/ “Çudira” në Kamëz, Egnatia përmbys Kastriotin me 10 lojtarë dhe mbyll vitin në vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 23:40

VIDEO/ “Çudira” në Kamëz, Egnatia përmbys Kastriotin me 10 lojtarë dhe mbyll vitin në vendin e tretë

Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 në stadiumin e Kamzës përballë Kastriotit, në një sfidë spekatakolare në javën e 15-të.

bandicam 2022-12-22 14-30-48-815

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, të cilët gjetën rrjetën me një penallti të shndrruar në gol nga Xhekson në minutën e 31’. Por vetëm 5 minuta më vonë, ishte Santiago Selmani i cili rivendosi baraspeshën. Gjërat u vështirësuan për miqtë, të cilët e panë veten me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, pas daljes me karton të kuq nga Agbekpornu.

Në pjesën e dytë, ishte Hasani i cili me një supergol kaloi në avantazh krutanët, në minutën e 57’. Por në harkun e 8 minutave, ishin Fernando dhe Delarzh që përfituan nga gabimet e mbrojtjes krutane për të përmbysur çdo gjë.

Kështu Egnatia e mbyll vitin 2022 në vendin e tretë në renditje me 24 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qëndrojë në luftën për mbijetesë në vendin e 7-ë, me 18 pikë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 2-3 EGNATIA

S. Selmani 36′ , Hasani 57′ / Xhekson (P) 31′, Fernando 61′ Delarzh 65′

KOMENTI LIVE:

90+3′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

78′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Hasani i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Sulka.

75′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Fernando i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kacbufi.

70′ Tre zëvendësime te Egnatia. Largohen Zejnullai, Delarzh dhe Atanda, në vendiet e tyre futen Lila, Xhejms dhe Goxha.

65′ GOOOL EGNATIA 2-3/ Delarzh përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe me një gjuajtje me kokë kalon rrogozhinasit në avantazh.

61′ GOOOL EGNATIA 2-2/ Karakaçi nuk e kontrollon dot topin në zonë dhe më pas Fernando përfiton për të ndëshkuar Salin.

58′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Hamzat dhe në vendin e tij futet Mëllugja.

57′ GOOOL KASTRIOTI 2-1/ Hasani provon me një gjuajtje nga distanca dhe tentativa e tij ndalet në rrjetë duke mposhtur  Sherrin.

56′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Greca dhe Onanuga dhe në vendiet e tyre futen Kaçinari dhe Arapi.

51′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Çela dhe në vendin e tij futet Zogaj.

50′ Çela provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Sherri.

49′ Zejnullai provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në goditje këndi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Zejnullai provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

43′ Prenkoçeviç shkakton një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Xhekson dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Karton i kuq për Egnatian! Agbekpornu shkakton një tjetër ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

36′ GOOOL KASTRIOTI 1-1/ Santiago Selmani kontrollon një top mjaft të mirë në zonë dhe me një goditje me të djathtën ndëshkon Sherrin.

33′ Fernando provon me një gjuajtje nga distanca, por Sali e kontrollon pa probleme.

31′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Xhekson nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

30′ Penallti për Egnatian! Karakaçi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Musës dhe shkakton penallti.

29′ Zejnullai provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Sali.

22′ Selmani hedh topin drejt Hasanit, por tentativa e këtij të fundit u ndal nga Sherri.

19′ Hamzat provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon lart mbi kuadrat.

18′ Një krosim drejt zonës bëhet i rrezikshëm për Kastriotin, me Delarzh që tenton me kokë, por që tentativa e tij shkon jashtë.

13′ Zejnullai provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

11′ Agbekpornu shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hasanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

7′ Fangaj hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por harkimi i tij largohet nga Stojanoviç.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI: Sali, Prenkoçeviç, Stojanoviç, A. Selmani, Kodra, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Greca, S. Selmani, Çela.

Trajner: Ardian Mema

EGNATIA: Sherri, Atanda, Malota, Agbekpornu, Musta, Ferndando, Hamzat, Zejnullai, Fangaj, Jakson, Delarge.

Trajner: Shpëtim Duro

14 2256

WhatsApp Image 2022-12-22 at 12.43.38

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"