VIDEO/ Çudira në futbollin rumun, lojtari i Shqipërisë vesh të njëjtën fanellë me shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2019 | 10:39

VIDEO/ Çudira në futbollin rumun, lojtari i Shqipërisë vesh të njëjtën fanellë me shokun e skuadrës

Një episod tepër gazmor është regjistruar në ndeshjen e kampionatit rumun, mes Voluntarit dhe Poli Iashit që përfundoi në barazim pa gola.

kamerrr

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka dhe shoku i tij i skuadrës Platini zbritën në fushë me fanellën me numrin 92 mbi shpinë. Duhet të kalonin afro 5 minuta që kjo gjë të vihej re, teksa Planati vrapoi menjëherë jashtë fushës për të veshur fanellën e duhur. Ky i fundit e kishte ngatërruar fanellën e tij në dhomat e zhveshjes, duke marrë atë të Kamer Qakës.

Videoja e këtij momenti gazmor është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve, të cilët ia kanë plasur të qeshurës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"