VIDEO/ Çiklistët rrëzohen në pistë dhe rrezikojnë jetën, zvicerani: Ishte mbresëlënëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 14:47

VIDEO/ Çiklistët rrëzohen në pistë dhe rrezikojnë jetën, zvicerani: Ishte mbresëlënëse

Një incident që mund të përfundonte me pasoja më të rënda ka ndodhur në fazën e 6 të “Tour de Bretagone”, aty ku garën e biçikletave janë rrëzuar mbi 50 çiklistë.

AKSIDENT

E gjitha kjo ndodhi në harkun kohor të pak sekonda ku në një  nga pjesët më të rrezikshme të pistës, janë rrëzuar çiklistët duke bërë që gara të ndërpritet. 80 km para se të vinin në finish në garën e gjatë prej 209 km, çiklistët kanë qenë të pafat.

Videoja e rrëzimit të tyre është bërë virale në rrjetet sociale por edhe në mediat ndërkombëtare. Ndërkohë, Simon Pelaud duket se e ka shijuar jo pak këtë moment. Çiklisti zviceran shprehet se nuk do ta harrojë kurrë diçka të tillë dhe të shihte kaq shumë të rrëzuar, ishte mbresëlënëse.

“Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë… Ishim vetëm 4 çiklistë që nuk u rrëzuam dhe të shohësh 100% të garuesve të rrëzuar, është diçka mbresëlënëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"