VIDEO/ Barazim dëshpërues për verilindorët! Goli i Salamit nuk mjafton, Kukësi dhe Dinamo ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:42

VIDEO/ Barazim dëshpërues për verilindorët! Goli i Salamit nuk mjafton, Kukësi dhe Dinamo ndajnë pikët

Kukësi dhe Dinamo e kanë mbyllur në barazimin 1-1 duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Superiores.

kukesi dinamo

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0 ku pati pak raste edhe pse dominuan verilindorët.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan gjërat ku sfida u bë shumë e bukur dhe me raste.

Sfida u zhbllokua në minutën e 69′ nga Salami por festa zgjati pak për shkak se në të 74-ën Tahiri gjeti golin e parë me Dinamon dhe barazoi shifrat.

Pas këtij dueli renditja e skuadrave nuk ndryshon pasi mbeten në të njëjtat pozicione në kampionat.

KUKËSI 1-0 DINAMO

69′ Salami/ 74′ Tahiri

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88’ Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Solodovnikov. (VIDEO)

86′ Merr fund sfida për Lamçen, zëvendësohet nga Zenunaj.

80′ Bardhi largohet nga loja, ka minuta për Veton Tushën.

78′ Largohen Beshiraj dhe Hasaj, në lojë futen Adetola dhe Fejzaj.

74′ GOOOL DINAMO 1-1/ Qefalija pason për Tahirin, ky i fundit gjuan me kokë dhe barazon shifrat. (VIDEO)

71′ Lorenco Vila lë fushën e lojës, ka minuta për Mijën.

69′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Hasaj pason për Salamin, ky i fundit gjuan drejt portës së Salit dhe zhbllokon sfidën. (VIDEO)

63′-65′ Zhongo prek topin me dorë jashtë zonës, blutë kërkojnë penallti. Pas rishikimit në VAR, arbitri vijon lojën dhe nuk akordon 11-metërsh. (VIDEO)

55′ Denison dhe Vila shpërdorojnë raste të arta, Tafas bën heroin për skuadrën. (VIDEO)

52’ Bardhi gjuan tokazi drejt portës, topi shkon jashtë.

50’ Denison provon me të majtën me finte drejt portës, por Zhongo largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

46′ Solodovnikov pason për Salamin, ky i fundit gjuan drejt portës por Sali bën një pritje fantastike. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45’ Beshiraj parakalon mbrojtësit por gabon me goditjen pasi topi shkon drejt e në duart e Salit. (VIDEO)

43’ Bardhi provon me të djathtën potente, sfera shkon jashtë. (VIDEO)

42’ Kukësi tenton të nisë një aksion të rrezikshëm por Mingo gabon dhe topi shkon në këmbët e Bardhit. (VIDEO)

41′ Lala ndëshkohet me karton të verdhë pasi tërheq nga fanella Tahirin.

39’ Denison provon me të djathtën, sfera shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

35’ Vila tenton të gjuajë drejt portës, topi bllokohet nga Zhongo.

28’ Mingo gjuan nga goditja e lirë, topi shkon drejt e në duart e Salit.

24’ Lorran tenton të pasojë për Denison por ky i fundit nuk arrin ta gjejë dhe topi përfundon jashtë.

19′ Reçi ndëshkohet me karton të verdhë.

11′ Salami gjuan drejt portës, Sali bën një pritje fantastike duke mbajtur portën të paprekur. (VIDEO)

4′ Hasaj pason për Solodovnikov por ky i fundit nuk arrin ta marrë si duhet dhe topi kalon tek blutë.

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovnikov.

TRAJNER: Bledar Devolli.

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Denison, Bardhi, Tahiri, Behiratçe, Qefalija, Smaçi, Lorran, Vila.

TRAJNER: Dritan Mehmeti.

formacionet

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"