VIDEO/ Asist fantastik për ish-sulmuesin e Barcelonës, Bare dhuron spektakël te Espanjoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 22:00

VIDEO/ Asist fantastik për ish-sulmuesin e Barcelonës, Bare dhuron spektakël te Espanjoli

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, u shndërrua në një protagonist mbrëmjen e sotme me fanellën e Espanjolit në duelin ndaj Ferrol, i vlefshëm për javën e tetë të La Liga 2.

bare

Në minutën e 41-të, mesfushori fierak, dha një top spektakolar nga e djathta për ish-sulmuesin e Barcelonës, Breithueit, i cili goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. 

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Espanjolit. Vlen të theksohet fakti se Bare u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 37-të, ndërkohë që miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 28-të, pas ndëshkimit të Moi me karton të kuq. Për mesfushorin shqiptar ky ishte asisti i dytë në 8 javë kampionat.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"