VIDEO/ Arsenali nuk njeh mëshirë, “topçinjtë” poshtërojnë me pesë gola skuadrën e yjeve të MLS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2023 | 10:30

VIDEO/ Arsenali nuk njeh mëshirë, “topçinjtë” poshtërojnë me pesë gola skuadrën e yjeve të MLS

Arsenali ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën përgatitore, pas dy barazimeve në ndeshjet e para. “Topçinjtë” e Artetës mundën me rezultatin 0-5 MLS All-Stars.

arsenal

Ishte Gabriel Zhezus ai që me një supergol zhbllokoi sfidën në minutën e 5’, ndërsa në minutën e 23’ Trosard dyfishoi shifrat.

Në minutën e 47’ Zhorzhinjo nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në fund gjetën rrjetën dhe Martineli me Havertz, duke mos i dhënë asnjë mundësi skuadrës së yjeve të MLS-së.

Ndeshja e radhës e Arsenalit do të jetë pas dy ditësh me rivalët e Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"