VIDEO/ Ankth te Liverpuli, Van Dajk lë fushën i dëmtuar. Shikoni ndërhyrjen horror ndaj mbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 14:45

VIDEO/ Ankth te Liverpuli, Van Dajk lë fushën i dëmtuar. Shikoni ndërhyrjen horror ndaj mbrojtësit

Virxhil Van Dajk ka pësuar një dëmtim të frikshme në ndeshjen derbi mes Evertonit dhe Liverpulit.

VAN DAJK

Në minutën e 13’,mbrojtësi holandez pas një krosimi të marrë në zonë, lufton për të kapur topin në mënyrë që ta dërgojë atë në rrjetë. Megjithatë nuk shkon gjithçka në mënyrën e duhur, teksa portieri i Evertonit, Pikford, në tentativë për të larguar topin, bën një ndërhyrje horror ndaj mbrojtësit.

Menjëherë Van Dajku mbetet i dëmtuar keq dhe për këtë arsye është i detyruar të largohet nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Xho Gomez.

Në pamje të parë duket një dëmtim shumë i rrezikshëm, që mund ta mbaj lojtarin gjatë jashtë fushave dhe për këtë arsye ankthi te Liverpuli është shtuar së tepërmi, pasi holandezi është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL