VIDEO/ Alarm për Kombëtaren! Titullari i kuqezinjve lë fushën e lojës i dëshpëruar pas dëmtimit të radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 20:31

VIDEO/ Alarm për Kombëtaren! Titullari i kuqezinjve lë fushën e lojës i dëshpëruar pas dëmtimit të radhës

Alarm për Kombëtaren shqiptare! Fati i keq ndjek Ardian Ismajlin, titullarin e padiskutueshëm në planet e Silvinjos, pasi futbollisti i sapokthyer nga dëmtimi, ka pësuar një tjetër sot dhe ka lënë fushën e lojës para përfundimit të ndeshjes ndaj Udinezes.

bandicam 2023-10-06 20-05-06-623

Futbollisti, i dëmtuar pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Interit, ishte përsëri sot titullar në Serinë A. Ai dhuroi një provë të mirë në prapavijën e skuadrës, deri në minutën e 75-të, kur pas një aksioni të miqve në zonë, ai u ul në tokë dhe bëri shenjë nga pankina se kërkonte ndihmën e stadit mjekësor,.

Ai mori trajtim në fushë dhe u kërkua menjëherë ndërrimi i tij, teksa futbollisti u largua vetë i dëshpëruar nga fusha e lojës, pasi shihej teksa tundte kokën vazhdimisht duke mos besuar edhe vetë këtë situatë që u krijua pak ditë pasi kishte rimarrë veten.

SHIH VIDEON

Ky është padyshim një problem për trajnerin Silvinjo, i cili mund të humbasë shërbimet e futbollistit për ndeshjen delikate të së enjtes ndaj Çekisë, duke ndryshuar planet për ekipin që kërkon në këtë ndeshje të hedhë një hap drejt Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"