VIDEO / 3 vite nga mbrëmja e paharruar e Beogradit, ja ku janë sot heronjtë e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 11:09

VIDEO / 3 vite nga mbrëmja e paharruar e Beogradit, ja ku janë sot heronjtë e Kombëtares

Si sot 3 vite më parë kombëtarja shqiptare e futbollit përjetoi një nga mbrëmjet më të paharruara në historinë e saj. Ndeshja e kualifikueseve të Kampionatit Europian përballë Serbisë në Beograd u luajt deri në minutën e 42-të dhe më pas u ndërpre për shkak të një dhune dhe kaosi që shpërtheu në stadium nga tifozët vendas.

Serbia-and-Albania

Një dron fluturoi mbi impiantin ku luhej takimi dhe mbante të varur flamurin e famshëm “AUTOCHTHONOUS” me hartën e Shqipërisë Etnike dhe figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kjo vepër e realizuar nga Ismail Morina, i njohur si Ballisti, ishte momenti final i takimit të luajtur në fushë.

Të provokuar nga ky veprim, tifozët vendas që deri në atë moment kishin ushtruar të gjitha format e racizmit, e humbën kontrollin dhe arritën të kalonin të gjitha masat e sigurisë duke u futur brenda në fushë ku u përleshën me futbollistët shqiptarë.

Pas tre vitesh, ja ku ndodhen sot heronjtë kuqezinj të asaj mbrëmjeje:

Etrit Berisha – Futbollist i Atalantës

Elseid Hysaj – Futbollist i Napolit

Lorik Cana – Është tërhequr nga futbolli

Mërgim Mavraj – Futbollist i Hamburgut

Ansi Agolli – Futbollist i Karabagut

Burim Kukeli – Futbollist i Sionit

Taulant Xhaka – Futbollist i Bazelit

Amir Abrashi – Futbollist i Frajburgut

Andi Lila – Futbollist i Janinës

Ermir Lenjani – Futbollist i Sionit

Bekim Balaj – Futbollist i Akhmat Groznit

Xhani De Biazi – Trajner i Alaves në Spanjë

Ismail “Ballist” Morina – I arrestuar në Kroaci, rrezikon ekstradimin në Serbi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"