Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Stoli është problem, ja si janë paraqitur futbollistët e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 22:34

Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Stoli është problem, ja si janë paraqitur futbollistët e Kombëtares shqiptare

Ndryshe nga viti i kaluar, për shu micën e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, ky sezon futbollistik nuk ka shkuar mirë dhe ecuria ka qenë deri diku negative, kjo për shkak të shumë faktorëve si: zgjedhjet teknike, dëmtimet e shpeshta apo edhe ndryshimi i skuadrës.

Kombetarja Shqiperia Grumbullimi

Performanca me ekipet e tyre ka një rol të rëndësishëm lidhur me vazhdimësinë që këta lojtarë do të kenë në ekipin kombëtar. “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim lidhur me këtë fundjavë që sapo lamë pas duke renditur lojtarët që janë aktivizuar si titullarë me ekipet e tyre, ata që janë jashtë apo kanë qëndruar në stol dhe ata që janë hedhur në fushë si zëvendësues.

TITULLARËT- Duke iu referuar lojtarëve që Edi Reja ka thirrur në grumbullimet e fundit, vetëm 13 prej tyre e kanë nisur nga minuta e parë me skuadrat e tyre respektive. Elhan Kastrati për Çitadelën dhe Ivan Balliu për Rajo Vajekanon janë të padiskutuar dhe për të disatën ndeshje radhazi luajnë në formacion. Asllani ishte ai që luajti ndeshjen e dytë në kampionat si titullar me Interin, ndërkohë që Zaneti i kishte besuar Nedim Bajramit nga fillimi tek Empoli.

TITULLARET

Po ashtu, nga formacioni bazë nuk kanë lëvizur as Ylber Ramadani me Aberdinin, Enea Mihaj me Famalikaon dhe Ermir Lenjani me Umraniesporin, Turqi. Ndërkaq, edhe Seferi, Vrioni, Cikalleshi apo edhe Abrashi me Muçollin dhe Adrian Bajramin u preferuan si titullarë në ekipet e tyre.

ZËVENDËSUESIT – Ndërkohë, nëntë lojtarë të tjerë kuqezinj i kanë kaluar ndeshjet e kësaj fundjave duke hyrë në fushën e lojës si zëvendësues. Broja, Uzuni dhe Bare u futën në pjesën e dytë për Çelsin, Granadën dhe Espanjolin.

ZEVENDESUES

Po ashtu në Turqi u rikthyen Çekiçi për Koniasporin dhe Roshi për Sakarjasporin, te dy vuanin nga dëmtimet. Shumë pak minuta mori edhe Albi Doka, Marash Kumbulla dhe Enis Çokaj që u transferua te Panathinaikosi. Ndërkaq, edhe Elseid Hysaj u aktivizua në minutën e 72-të për Lacion, në fitoren e mbrëmjes së djeshme 0-4 ndaj Fiorentinës në transfertë.

NË STOL- Një pjesë tjetër e lojtarëve nuk kanë marrë asnjë minutë këtë fundjavë, teksa janë lënë në stol për zgjedhje teknike apo janë të dëmtuar prej disa kohësh. Etrit Berisha, Kastriot Dermaku dhe Arlind Ajeti, të tre në Itali, i kanë ndjekur ndeshjet e ekipit të tyre nga stoli. I njëjti fat edhe për Erion Hoxhallarin.

NUK LUAJTEN

Ndërkohë, portieri Strakosha është lënë jashtë në dy ndeshjet e fundit të Brentfordit, ndërsa futbollistët që vuajnë aktualisht nga dëmtimi janë: Klaus Gjasula me Darmshtadin, i cili nuk luan që prej ndeshjes me Islandën; po ashtu edhe Ismajli, i cili e braktisi fushën e lojës po me Islandën në “Air Albania”; Frederik Veseli ka mbyllur vitin, ndërsa Rei Manajt dhe Berat Gjimshitit, u ka mbetur edhe pak kohë për t’u rikthyer nga dëmtimi.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"