“Veterani” i Lushnjës lë futbollin: Do të bëhem trajner

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 22, 2018 | 17:30

“Veterani” i Lushnjës lë futbollin: Do të bëhem trajner

Alban Byzhyti, një nga “veteranët” e verdhejeshilëve deklaroi për gazetën “Panorama Sport” tërheqjen nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi 34-vjeçar thotë se do të lërë futbollin e luajtur dhe për momentin do të kryejë një kurs për trajner. “Largohem nga futbolli i luajtur pas gati 500 ndeshjesh me Lushnjën, Shkumbinin, Tomorin, përfaqësueset U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Është një vendim që e kam marrë përfundimisht.

Lushnja-Laci 1-0, Byzhyti ka shenuar

Unë nuk do të luaj më dhe për momentin do të zhvilloj një kurs për trajner. Futbolli i luajtur më ka falur shumë emocione. Kam luajtur disa role, kam shënuar 45 gola në karrierë. Mendova të them mjaft tani që jam 34 vjeç”, deklaroi Byzhyti, i cili ka qenë edhe kapiten i lushnjarëve në momente të veçanta. Mbrojtësi lushnjar ka debutuar më 13 prill 2002, në Superiore, në ndeshjen Flamurtari-Lushnja, ku shënoi gol pas vetëm 9 minutash lojë. Ndeshja përmbyllëse do të ishte ajo e 13 dhjetorit të vitit të kaluar, kur Lushnja mundi 1- 0 Laçin, në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë, me golin e shënuar pikërisht nga Byzhyti.

Ndërkaq, për sa i përket peqinasit të lushnjarëve, Klejdi Branica, në një prononcim për gazetën deklaroi se ende është i paqartë për të ardhmen e tij. “Momentalisht, unë jam i dëmtuar, jam në fazë rikuperimi. Ende nuk e di se çfarë do të bëj për sezonin që vjen”, tha Branica. Lushnja do të luajë nesër ndeshjen e fundit për këtë vit ku do të presë në fushën e vet skuadrën e Luftëtarit. Verdhejeshilët e kanë prerë prej kohësh biletën për në Kategorinë e Parë ku do të rikthehen të luajnë pas vetëm një viti në elitë.

Alban Alushi






www.minuta90.com