Vendoset për La Ligën, ndeshje në çdo ditë të javës. Në vendet e freskëta luhet në orën 20:00, ndërsa atje ku është nxehtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 0:11

Vendoset për La Ligën, ndeshje në çdo ditë të javës. Në vendet e freskëta luhet në orën 20:00, ndërsa atje ku është nxehtë…

Në një takimin mes drejtuesve të Federatës Spanjolle dhe atyre të La Ligës, është arritur një marrëveshje ditën e sotme, përsa i përket rifillimit të La Ligës që është planifikuar për në muajin qershor.La-Liga-Logo

Prej disa ditësh drejtuesit ishin në bisedime për oraret e ndeshjeve, teksa disa nuk dëshironin të luanin ditën e hënë.

Megjithatë është arritur një marrëveshje dhe ndeshje të La Ligës do ketë në çdo ditë të javës, ndërkohë që është vendosur që asnjë skuadër të mos luajë dy ndeshje për një hark kohor prej 72 orësh.

Gjithashtu për shkak të temperaturave është vendosur që në vendet ku është freskët të luhet në orën 20:00, ndërsa në vendet ku temperaturat janë shumë të larta të luhet në orën 23:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"