Vendos një gol i “makthit” Hoxhaj, Flamurtari mposht Partizanin dhe i afrohet Kukësit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 18:54

Vendos një gol i “makthit” Hoxhaj, Flamurtari mposht Partizanin dhe i afrohet Kukësit (VIDEO)

Flamurtari ka arritur të largohet me 3 pikë nga transferta e kryeqytetit përballë Partizanit. Vlonjatët fituan në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kategorisë Superiore me rezultatin minimal 0-1.

partizani flamurtari

Golin e vetëm të takimit e shënoi Hoxhaj në minutën e 25-të. Sulmuesi vlonjat është shndërruar në makth për të kuqtë teksa i ka ndëshkuar thuajse gjithnjë që ka luajtur kundër tyre. Pas këtij takimi, Partizani mbetet në vendin e 4-t me 11 pikë, ndërsa Flamurtari qëndron i treti me 15 pikë, vetëm 2 pikë larg Kukësit të vendit të dytë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Mbyllet ndeshja.

90′ Malota tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

89′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Basrak, në fushë Asani.

81′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Hoxhaj, në fushë Liçaj.

76′ Kamara ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Vila futet në zonë nga e majta dhe tenton ta futë në qendër për Trashin, por Nurkoviç ndërhyn saktë duke larguar rrezikun.

70′ Kalari ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë mbi traversë.

70′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Danilo Alvesh, në fushë Neziraj.

65′ Kalojnë në qetësi pa raste të rrezikshme këto minuta.

58′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Siljanovski, në fushë Jakovljeviç.

56′ Batha ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi kontrollohet nga Nurkoviç.

49′ Vila tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por grushton Nurkoviç.

49′ Herrera tenton me një goditje me gjysmëroveshatë brenda zonës, por topi kontrollohet pa problem nga Nurkoviç.

47′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet La Kamera, në fushë Bardhi.

46′ Fillon pjesa e dytë. Flamurtari luan topin e parë.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Alvesh tenton me një goditje të rrezikshme nga larg, por pret Alban Hoxha.

38′ Trashi tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë.

36′ Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Partizani kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Adorjan, në fushë Herrera.

26′ Hoxhaj ndëshkohet me karton të verdhë.

partizani flamurtari1

25′ Flamurtari kalon në avantazh falë Ardit Hoxhajt, i cili shfrytëzon më së miri një top të futur në zonë nga krahu i djathtë. Sulmuesi vlonjat është shndërruar në makth për të kuqtë teksa u ka shënuar shumë shpesh.

15′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

6′ Godet Vila nga distanca, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

PARTIZANI – FLAMURTARI 0-1
Hoxhaj 25′

Partizani: Hoxha, Progni, Malota, Ibrahimi, Kalari, Vila, La Kamera (Bardhi 46′), Batha, Adorjan (Herrera 27′), Trashi, Basrak (Asani 81′)
Trajner: Mark Iuliano

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski (Jakovljeviç 58′), Bicaj, Pollozhani, Musta, Useini, Sidibe, Hoxhaj (Liçaj 81′), Kamara, Alvesh (Neziraj 70′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Ibrahimi 36′, Progni 47′ / Hoxhaj 26′, Kamara 76′, Sidibe 89′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"