Vendimi për Nedim Bajramin, KAS shpjegon pse hodhi poshtë pretendimet e FIFA-s dhe Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 20:39

Vendimi për Nedim Bajramin, KAS shpjegon pse hodhi poshtë pretendimet e FIFA-s dhe Zvicrës

Mesfushori i talentuar, Nedim Bajrami, do të jetë zyrtarisht një futbollist i Shqipërisë, ndoshta që këtë javë, pasi lojtari pritet të bashkohet me grupin kuqezi për ndeshjet e radhës. Vulën ia ka vënë KAS i Lozanës i cili ka vendosur të hedhë poshtë vendimin e dhënë nga FIFA që ndalonte kalimin e tij nga Zvicra te Shqipëria, me palën zvicerane që mundohej të bllokonte nga ana e vet lëvizjen.

nedim bajrami

KAS ka publikuar për mediat edhe shpjegimin kryesor mbi vendimin, ndërsa argumentimin e plotë juridik, do ua shpërndajë palëve të përfshira në një periudhë të dytë.

NJOFTIMI I KAS
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë vendimin e saj për apelimin e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe lojtari Nedim Bajrami, kundër vendimit të dhënë nga një gjyqtar i Komisionit të Statusit të Lojtarit të FIFA-s, më datë 27 maj 2021.

Në vendimin që u apelua, kërkesa e bërë nga FSHF për ndryshimin e federatës të Z. Bajrami nga Zvicra te Shqipëria, u refuzua.

Më 23 qershor 2021, FSHF dhe Nedim Bajrami regjistruan një apelim në KAS kundër refuzimit të FIFA-s. Palët ranë dakord për një gjykim të përshpejtuar në mënyrë që një vendim përfundimtar të jepej më apo para datës 31 gusht 2021. Paneli mbajti një seancë dëgjimore më 24 gusht 2021 nëpërmjet videokonferencës dhe dha vendimin sot.

Paneli i KAS mbështeti apelimin dhe anuloi vendimin. Paneli i KAS mbështeti kërkesën e bërë nga FSHF sa i përket Z. Bajrami për ndryshimin e Federatës nga Zvicra te Shqipëria sipas Nenit 9 të Rregulloreve që menaxhojnë Aplikimin e Statutit të FIFA-s, të cilat sqarojnë se:

    1. Një lojtar mundet, vetëm një herë, të bëjë kërkesë për ndryshimin e Federatës për të cilën mund të luajë për një Federatë të një shteti tjetër kombësinë e të cilit e zotëron.
    2. Një kërkesë për të ndërruar Federatën mund të aprovohet vetëm në rrethanat e mëposhtme:

a) lojtari:
i) është aktivizuar në një ndeshje në një turne zyrtar në çdo nivel (me përjashtim të Kombëtares A).
ii) në periudhën e aktivizimit për ndeshjen e parë në një turne zyrtar të çfarëdoshëm futbolli për federatën e tij aktuale, ai kishte kombësinë e Federatës të cilën dëshiron që të përfaqësojë.

Paneli vlerësoi se Nedim Bajrami nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin Kombëtar të Zvicrës (A) dhe kishte kombësinë shqiptare.

Vendimi i plotë, me argumentimin e vendimit të Panelit, do t’u shpërndahet palëve në një kohë të mëvonshme.

KAS Bajrami

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"