Vendimi i kompanisë së basteve, rimburson të gjithë personat që e vunë 0-3 ndeshjen Real-Juve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 15:53

Vendimi i kompanisë së basteve, rimburson të gjithë personat që e vunë 0-3 ndeshjen Real-Juve

Penalltia e dyshimtë e akorduar në favor të Realit të Madridit në minutën e 93-të të ndeshjes, nuk tërboi vetëm presidentin Anjeli, Bufonin me shokë dhe tifozët e Juventusit, por edhe bastexhinjtë.

Gjyqtari spanjoll

Në Itali, por jo vetëm, ishin të shumtë tifozët që besonin te përmbysja e “Zonjës së Vjetër” në “Bernabeu” pas humbjes në çerekfinalen e vajtjes në Torino, 3-0. Dhe ata që guxuan që të vendosin fitoren e Juves në Madrid me të njëjtat shifra (3-0), do të rimbursohen nga kompania e basteve “Snai”.

juve real

Të paktën ky ishte ngushëllimi i vetëm për ata tifozë, që përveç eliminimit dramatik të skuadrës së tyre nga Champions-i, humbën edhe kursimet prej golit të Kristiano Ronaldos me penallti. Rimbursimi i kompanisë bëhet vetëm për ato baste që parashikuan rezultatin e saktë të ndeshjes 0-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"