Velipojakët i druhen vetëm faktorit fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:18

Velipojakët i druhen vetëm faktorit fushë

Edmond Doçi, një nga lojtarët më me eksperiencë në ekipin velipojak, ka besim se skuadra ku ai bën pjesë do të marrë një rezultat pozitiv në takimin e sotëm ndaj Mamurrasit. “Për ne është takim tepër i vështirë, por në pozitat në të cilat ndodhemi, ne do të kërkojmë që të mos dalim pa pikë nga kjo fushë. Mendoj se skuadra ka përgatitjen e duhur për të përballuar kundërshtarin. Diferencat mes dy skuadrave janë të vogla, por faktori fushë mund të ketë ndikim të padiskutueshëm në këtë përballje. Unë mendoj se nëse luajmë me atë dëshirë dhe me atë grintë që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, mund të marrim një rezultat pozitiv në Mamurras. Do të ishte diçka e bukur nëse nuk ndalemi në këtë sfidë, pasi një gjë e tillë do të na jepte më shumë siguri dhe besim në vetvete”, tha Doçi.
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"