Vazhdojnë mbështetjet për Ozilin, ja çfarë thotë Presidenti i Federatës Turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 15:38

Vazhdojnë mbështetjet për Ozilin, ja çfarë thotë Presidenti i Federatës Turke

Mesut Ozil u largua nga Gjermania duke hapur një debat të madh. Lojtari me origjinë turke ka thënë se është larguar se nuk e duron dot racizmin dhe mosrepektimin. Kështu të shumtë kanë qenë ata që i kanë dalë kundër lojtarit por së fundmi ai ka marrë edhe mbështetjen e Federatës Turke të Futbollit.

ozil2

Ka qenë kreu i federatës, Jildrim Demiroren ai i cili i ka shprehur mbështetjen maksimale nga ana e tij. “Mbështes totalisht Ozilin dhe familjen e tij dhe dënoj trajtimin, kërcënimet dhe mesazhet poshtëruese që ka marrë për shkak të origjinës së tij. Futbollistët duhet të jenë të mbrojtur kundër mesazheve të tilla dhe diskriminimit e urrejtjes”- tha Demiroren në një komunikatë zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"