Vanda Nara merr vendimin, jeta e bashkëshortes së Ikardit në një serial “pikant”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 21:20

Vanda Nara merr vendimin, jeta e bashkëshortes së Ikardit në një serial “pikant”

Vanda Nara vazhdon të mahnisë. Jeta e bashkëshortes së Mauro Ikardit shumë shpejt do të jetë një serial televiziv. Këtë e ka konfirmuar vetë modelja dhe moderatorja argjentinase, për kopertinën e revistës “Gente.wanda

“Këtë vit, shumë agjenci të mëdha më kanë propozuar që të tregoj jetën time, në formën e një seriali televiziv. Ofertat më kanë ardhur nga ‘Netflix’ dhe ‘HBO’. Dhe ideja më josh, aq sa kam nisur të strukturoj historinë time.

Nëse do ta nisja tregimin tim nga mosha e vogël, do të duheshin kush e di sesa sezone, aq sa do të duhej edhe një tjetër periudhë pandemie për ta parë të gjithën. Këtë javë do të nis ta shkruaj atë dhe jam e bindur se do të bëjmë diçka vërtet të bukur, brenda së cilës do të ketë shumë kapituj dhe shumë personazhe.

WANDA

Mjaft persona kujtojnë se dinë gjithçka mbi mua, por ju betohem se shumë detaje vërtet pikante nuk janë zbuluar ende. Siç më është thënë, pjesa më e madhe e serialit do të zhvillohet në Europë, por edhe në Argjentinë gjithashtu.

Deri tani nuk e di se kush do të jetë ajo që do të interpretojë personazhin tim, sepse realisht nuk e di nëse do të kishte ndonjë tjetër që mund ta bënte Vandën e vërtetë”, u shpreh bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e ish-kapitenit të Interit, Mauro Ikardi.wanda 2wanda 4wanda 5wanda-nareavandaaaaavandaavanda1vanda nara1vANDA4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"