Rama, gol dhe dy asiste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2014 | 14:38

Rama, gol dhe dy asiste

Valdet RamaValdet Rama nuk po kalon një periudhë të mirë në kombëtare, ku e ka humbur vendin e titullarit, por te skuadra e tij gjermane është “violinë” e parë. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar gol në ndeshjen e radhës në Bundesliga 2, ku Mynih 1860 ka qenë mysafir në fushën e Unionit të Berlinit. Po ashtu, ka qenë njeriu assist për golin e dytë dhe të tretë të skuadrës ku bën pjesë. Rama ka kompletuar “pokerin” e të tijve në minutën e 49-të, kur shënoi në portën kundërshtare. Ky ishte goli i dytë i kosovarit me skuadrën e tij të re gjermane, ku u transferua merkaton e verës nga La Liga. Ai e ka bërë “sefte” me gol në Bundesliga 2 më 19 tetor të këtij viti, kur realizoi “rrjetën” e vetme të Mynih 1860 në humbjen 4-1 në fushën e Erzgebirge Aue.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"