“Udhëtim i pabesueshëm”, reagon Kristjan Asllani: Këto emocione nuk do t’i harroj kurrë  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 23:03

“Udhëtim i pabesueshëm”, reagon Kristjan Asllani: Këto emocione nuk do t’i harroj kurrë  

Interi nuk arriti të triumfonte mbrëmjen e djeshme në finalen e Champions Ligës ndaj Mançester Sitit. Fati në Stamboll nuk ishte me zikaltrit e Inzagit që u mposhtën me rezultatin 1-0. I disponueshëm për këtë duel special ishte dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili nuk u preferua nga trajneri.

ASLLANI Kristjan Inter

Pas përfundimit të kësaj aventurë me zikaltrit, Asllani tashmë do i bashkohet menjëherë Kombëtares shqiptare për dy duelet e muajit qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Asllani, e ka cilësuar këtë vit si të paharrueshëm, teksa falenderoi të gjithë ata që e shoqëruan në këtë udhëtim të pabesueshëm.  

STATUSI I ASLLANIT: 

Një vit që më dha emocione që nuk do t’i harroj kurrë. 

Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë udhëtim të pabesueshëm. 

Krenar që jam zikaltër 

Faleminderit djema  

ASLLANI KRISTJAN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"