U shit me bujë nga Real Madridi, Zidan shpjegon largimin e Hakimit tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:44

U shit me bujë nga Real Madridi, Zidan shpjegon largimin e Hakimit tek Interi

Zinedin Zidan ka shpjeguar vendimin e Real Madridit për të shitur Açraf Hakimin tek Interi. “Janë dy anë që duhet të merren parasysh: ana ekonomike dhe ajo sportive”.

ZIDAN

Hakimi kaloi dy sezone në huazim tek Dortmundi dhe së fundmi kompletoi transferimin e tij tek Interi për 45 milion euro. Ky largim i mbrojtësit maroken shqetësoi disi tifozët madrilenë pasi ata besonin se Hakimi kishte potencial të madh, por Zidan beson se të dy palët kanë dalë të kënaqura.

Në konferencën për shtyp Zidan tha: “Hakimi bëri një sezon mjaft të mirë, por në futboll ka dy anë që duhet të merren në konsideratë: ana ekonomike dhe ajo sportive. Ky nuk është momenti për të folur për këtë gjë, sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt. I takon klubit të vendosë, dhe vendimi është ai që është”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"