U largua nga Partizani, mesfushori gjen ekip në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 13:36

U largua nga Partizani, mesfushori gjen ekip në Maqedoninë e Veriut

Mesfushori Sabit Bilali ka gjetur skuadër të re dhe do të vesh fanellën ekipit të Rabotniçkit. Ai pritet të zyrtarizohet te “romantikët” ditëve në vijim.

bilali

Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës së Partizanit, ndërsa më herët ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Gostivarin.

Bilali gjithashtu ka pasur edhe një eksperiencë jashtë vendit ku ka qenë pjesë e Luckenëalde si dhe e ekipit U19 të Dinamo Zagrebit në Kroaci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"