U Infektua me COVID, reagon Hysaj: Jam mirë, por bëni kujdes dhe mbani maska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 20:55

U Infektua me COVID, reagon Hysaj: Jam mirë, por bëni kujdes dhe mbani maska

Futbollisti i Shqipërisë Elseid Hysaj qetësoi publikun shqiptar pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Në rrjetet sociale, futbollisti i Napolit dërgoi një mesazh inkurajues për bashkëatdhetarët e tij, që të kenë kujdes në këtë periudhë kaotike të pandemisë se koronavirusit.
hysaj

Ai nuk harroi të motivonte shokët e skuadrës për takimin e nesërm kundër Bjellorusisë, ku kërkohet medoemos fitorja për të kapur vendin e parë në grupin tonë në Ligën e Kombeve.

Mesazhi i Elseid Hysajt
Mirëmbrëma të gjithëve! Sot dola pozitiv me COVID-19. Falë Zotit, jam mirë dhe s’kam simptoma, por bëni kujdes! Përdorni maskat! Forca Shqipëria dhe do kthehem së shpejti!
ELSI

E PAPRITUR/ Tronditet Shqipëria, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"