“U goditëm nga këmbët tona”, trajneri Josa: Goli i Laçit ishte i pastër, ja pse nuk më kënaq barazimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 16:05

“U goditëm nga këmbët tona”, trajneri Josa: Goli i Laçit ishte i pastër, ja pse nuk më kënaq barazimi

Trajneri Mirel Josa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes deklaroi me siguri se goli i barazimit i shënuar nga Laçi ishte një gol i pastër. Pika nuk e kënaq trajnerin kryeqytetas, dnonëse rrethanat të bjënë të që ta pranosh edhe pikën.

bandicam 2023-12-23 15-48-15-393

Në intervistën e  dhënë pas ndeshjes për “MCN” trajneri Mirel Josa u shpreh:

“U goditëm nga këmbët tona, e dhuruam golin. Mund të them se në ato moment duhet të merrnim veten më shpejt, pasi ishte një shok për ne. Duhet të kishim veritikalizim më të mirë të lojës nga dy mesfushorët e qendrës. Syla nuk duhet të luante vetëm prapa se kundërshtari organizohej. Lojtarët kundërshtar organizoheshin shpejt për të na kapur prapa dhe shënuar. Dajsinani bëri mirë dhe nuk lejoi që të pësonim. Duhet të kishim më shumë durim dhe në pjesën e dytë ndryshuam, por edhe mund të rrezikonim. Në momentin që shënuam kishim kohë edhe të kthenim rezultatin. Kështu si mbaroi nuk është se jam i kënaqur, me Tiranën e kthyem shënuam dy gola dhe barazuam. Duhet të ishim më të qartë, të mos humbisnim ekuilibrat dhe kundërshtarin ta vinim nën presion. Dilnim me katër lojtarë para, bashkë me Melon e Bajramin ishin edhe dy sulmuesit. Aty duhet të ishim më të duruar. Kur je në disavantazh, edhe kur arrin të barazosh mund të kesh një farë kënaqësie.

Në krahun e djathtë ishim më të zhdërvjellët me Kurtin, në të majtë me Limën,  blloku i kundërshtarit u bëhej shumë lart dhe ai kthehej me shpinë nga porta kundërshtare.  Kjo na jepte vështirësi se nuk përfundonte Lima aksionet në 20 metrat e fundit të kundërshtarit.

Gabimi i Kryeziut

Nëse vjen një gabim nga një lojtar, nuk mund të them se ka faj vetëm ai lojtar në këto momente, por është përgjegjës edhe ai. Distanca e mbështetjes dhe shumë gjëra ndikojnë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përparimin e lojës. Ka momente që dy lojtarët e qendrës duhet të ngriheshin dhe të kapnin topin e kthyer.

Goli?

Arbitri e anuloi golin. U pa në VAR, ishte faull apo jo nuk e di. Por nuk ka mundësi që një goditje 30 cm afër tokës të jetë faull, pasi lojtari jonë goditi topin. Nuk e di nëse ka pasur kontakt apo jo. Ishte gol i pastër dhe nuk kisha shqetësime për atë rast”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"