U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, futbollisti shqiptar bën heroin në… Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 20:38

U fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores në minutën e 92-të, futbollisti shqiptar bën heroin në… Turqi

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte njeriu i ndeshjes për Antaljaspor, që triumfoi  2-1 në shtëpi ndaj Hatajspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë. 

GLtX02cboAA24Xz

Bytyqi u aktivizua në lojë në minutën e 81-të në vend të Larson. Në minutën e 90+2-të, futbollisti i Kosovës realizoi për 2-1, duke e përmbysur rezultatin. 

GLtQHvFWQAAlYbs-e1713723233709-780x439

Ky ishte goli i parë për Bytyqin në këtë edicion me Antaliasporin, ndërsa ka edhe dy asistime. Ekipi i tij gjendet në vendin e tetë me 45 pikë. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"