U dëmtua në ndeshjen e Kupës, Nejmar humbet sfidën ndaj Barcelonës. Ja sa pritet të mungojë ylli i PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 17:55

U dëmtua në ndeshjen e Kupës, Nejmar humbet sfidën ndaj Barcelonës. Ja sa pritet të mungojë ylli i PSG-së

Lajme të këqija në shtëpinë e PSG-së. Nejmar i cili u dëmtua gjatë sfidës së mbrëmshme ndaj Kaen në fazën e 1/32 të Kupës së Francës ku përfundoi me fitoren e parizienëve, ylli brazilian do të qëndrojë 1 muaj larg fushave, pas ekzaminimeve që kreu ditën e sotme. Nejmar pritet të humbasë dhe sfidën e rëndësishme të Champions-it ndaj ish-skuadrës së tij, Barcelonën.

nejmar

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i PSG-së me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË PSG –

“Nejmar i cili u dëmtua gjatë sfidës ndaj Kaen në Kupën e Francës, do të qëndrojë 1 muaj larg fushave pas ekzaminimeve që kreu ditën e sotme.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"