U afrua gjatë merkatos së dimrit, sulmuesi Kapllani: Kastrioti dua ta ndihmoj me golat e mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 16:26

U afrua gjatë merkatos së dimrit, sulmuesi Kapllani: Kastrioti dua ta ndihmoj me golat e mi

Dejvi Kapllani i ardhur te Kastrioti në merkaton e janarit ka lënë menjëherë gjurmë te krutanët, ku ka shënuar tre gola. Për “Panorama Sport” Sulmuesi Kapllani thotë se ka një vlerësim të lartë për bashkëlojtarët. “Jam i kënaqur me ecurinë time të deritanishme te Kastrioti, por jo me situatën e ekipit.

kapllani kastriotii

Kur erdha fillimisht, gjeta një skuadër me djem të rinj, por edhe me lojtarë që kanë qenë pjesë e Superiores, siç janë kapiteni Neziri, Mehmeti e të tjerë. Mendoj se këto tre ndeshje që unë jam aktivizuar, edhe fati nuk ka qenë me ne. Edhe koha e ndërprerjes së kampionatit ka ndikuar. Në dy ndeshjet e para, u desh që lojtarët të ambientoheshin, ndërsa në barazimin ndaj Lushnjes, ekipi pati ngritje, sidomos në pjesën e dytë. Sa i përket ecurisë personale, shpresoj që me golat e mi të ndihmoj ekipin.

Loja në grup ma ka bërë më të lehtë të përshtatem, e të shënoj. Jam i bindur se të gjithë bashkë, duke u stërvitur me seriozitet do të vijnë edhe sukseset. Kam luajtur dhe në Superiore, kështu që eksperienca nuk më ka munguar, por shokët më kanë ndihmuar që të shënoj. Sulmuesi është si ‘peshku pa ujë’ po nuk u furnizua me topa nga bashkëlojarët. Apolonia? Kastrioti e ka të qartë detyrën, duhet të hyjmë në çdo fushë për fitore.

Do të udhëtojmë drejt Fierit vetëm për pikët e plota, pasi vetëm ato na bëjnë punë. Transferta ndaj Apolonisë nuk do të jetë e lehtë për ne. Fierakët janë të pozicionuar në gjashtë ekipet e para, por në fushë do të hyjmë si të barabartë. Besoj fort se do t’ia dalim”.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"