U-17: Vllaznia s’ndalet, Dinamo e treta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2013 | 12:45

U-17: Vllaznia s’ndalet, Dinamo e treta

Kuqeblutë nuk falin
VLLAZNIA – ELBASANI 2-0
GOLAT: Raboshta 45′, Dyca 63′
VLLAZNIA: Harlicaj, Tahiraga, Rrustemaj, Krymi, Hepaj (Lushaj 60′), Shkambi, Myftia, Hasani (Ahmeti 20′), Çinari, Dyca, Rraboshta (Kopliku 55′). Trajner: E.Çaku
ELBASANI: Kalimani, Kabe, Bërdufi, Beqiri, Mema, Alla, Hida, Stojku (Veli 68′), Badurri (File 48′), Gorica, Lleshanaku (Topuzi 41′). Trajner: E.Sqapi
GJYQTARË: E.Hoxha, G.Vargu, E.Gjoka (Lezhë)

Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve në kampionatin e paratërinjve. Viktima e radhës për shkodranët ishte Elbasani. Edhe pse kuqeblutë e vegjël kanë dominuar tërësisht, golat i kanë shënuar vetëm në pjesën e dytë. 40 minutat e para janë mbyllur 0-0, ndërkohë që më pas Raboshta ka kaluar në avantazh Vllazninë. Në minutën e 63-të, pas një asisti të Çinarit, dyfishoi shifrat Dyca.
Admir Uruçi

Bind Shkëndija e Tiranës
SHKËNDIJA E TIRANËS – SKËNDERBEU 2-0
GOLAT: Lila 47′, Drizi 57′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdanaj, Ndreu (Kadriu 62′), Biduli, Teqja, Lila, Mena, Kalaja (Myzyri 59′), Agolli (Lokaj 60′), Mema, Trebicka, Drizi. Trajner: L.Pinari
SKËNDERBEU: Harti, Koxhaj, Vila, Dajko, Zyfo, Stermolli, Shabanllari, Tone (Qerollaj 70′), Kota (Korça 55′), Hoxha, Xheli (Osmani 72′). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: K.Sheta, M.Llukmani, B.Seferi (Vlora)
KARTONË TË VERDHË: Drizi 39’/ Hoxha 37′, Zyfo 56′, Shabanllari 67′, Xheli 74′

Shkëndija e Tiranës ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Skënderbeut. Ka qenë një pjesë e parë e ekuilibruar dhe me shumë raste për shënim, por që është mbyllur pa gola. Fraksioni i dytë ka nisur me një çlirim të sulmuesve vendës. Kapiteni Lila depërton në zonën korçare dhe përballë portierit nuk fal. Më pas ekipi i trajnerit Pinari shënon golin e dytë me anë të Drizit.
Abdulla Dushku

Partizani, pa frena
PARTIZANI – TEUTA 2-0
GOLAT: Bermeta 44′, Qilimi 65′
PARTIZANI: Pinari, Zeneli, Lila, Zagani, Hoda, Bermeta, Qordja, Marku, B.Vata, Bejtja, Qilimi. (U aktivizua: Hasa). Trajner: A.Duro
TEUTA: E.Vata, Mara, Syziu, Myrtollari, Qehajaj, Lleshi, Ballgjini, Taullai, Bardhi, Gripshi, Hyka. (U aktivizuan: T.Qehajaj). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: L.Haxhiu, D.Tomorri, E.Hasa (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Hasa / Syziu

Partizani ka fituar pastër takimin kundër durrsakëve. Pjesa e parë ishte e vrullshme dhe me sulme të shumta të vendësve, por miqtë rezistojnë gjatë. Në fraksionin e dytë të kuqtë gjejnë dy gola me anë të Bermetës dhe Qilimit. Këta të fundit kanë qenë në pjesën e parë të sezonit te Dinamo, por tashmë në fazën e dytë luajnë për Partizanin dhe si për koincidencë dje shënuan të dy.
Erjon Hamitaj

Bluve u mjafton 1 gol
DINAMO – BESA 1-0
GOLAT: Xhabrahimi 30′
DINAMO: Xhafaj, Arbana, Jaçe, Bego, Dedja, Braçe, Muçmata, Rada, Qato, Elezi, Xhabrahimi. Trajner: Xh.Lloshi
BESA: Curri, Kashami, Arkaxhiu, Kullolli, Osmani, Shqau, Kapidani, Rroci, Gixho, Muzhaqi, Çela. Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: R.Muska, E.Morina, A.Bame (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Jaçe, Dedja, Arbana / Arkaxhiu
KARTON I KUQ: Bego

Dinamos i ka mjaftuar një gol për të marrë tri pikët ndaj Besës. Loja e bukur dhe grinta që ka karakterizuar këtë takim nuk ishte e thënë të shpërblehej me gola të shumtë. Blutë i ka nderuar goli i shënuar nga sulmuesi Xhabrahimi në minutën e 30-të. Besa është treguar agresive deri në fund të ndeshjes, por loja e mirë në mbrojtje e Dinamos ka bërë që porta e tyre të mbetet e paprekur.
Erjon Hamitaj

Vendos goli i Llambros
BYLISI – FLAMURTARI 0-1
GOLAT: Llambro 78′ BYLISI: Gjikondi, Zyka, Hasani, Ferko, Xhafa, Asimetaj, Fejzaj, Mehmetaj, Malaj, E.Mehmeti, Anastasi Trajner: K.Byzyka
FLAMURTARI: Rrapaj, Velo, Gjinaj, Hoxha, Veliaj, Dervishaliaj, Gravari, Aliaj, Sheho, Livanaj, Llambro, Trajner: D.Sededini
GJYQTARË: E.Tafili, E.Halili, B.Nurçellari (Memaliaj)

Flamurtari ka fituar me një gol në minutat e fundit kundër Bylisit. Ballshiotët, edhe pse kanë insistuar për ta fituar këtë takim, nuk ia kanë arritur qëllimit. Miqtë kanë qenë racionalë në lojën e tyre, teksa janë mbrojtur mirë dhe me anë të kundërsulmit të shpejtë kanë rrezikuar në portën e Bylisit. Pas një gjuajtje të Llambros në hyrje të zonës, Flamurtari ka kaluar në avantazh.
Mario Gjika

Goleadë në Pogradec
POGRADECI – LAÇI 6-2
GOLAT: Berberi 14′, 60′, Lena 32′, Laraku 56′, Muçaj 64′, Liçkollari 72’/ Jushi 37′, Bardhi 62′
POGRADECI: Baçi, Blacëri, Laraku, Kelo, Hidri, Muçaj, Balli, Lena, Liçkollari, Berberi, Hilaj. (U aktivizuan: Sallo, Molla, Izi). Trajner: F.Fetollari
LAÇI: Hoxhaj, Ndokaj, Mardhoci, Trundshi, Bardhi, Dika, Lika, P.Mërdhoqi, Jushi, Lepuri, Pjetri. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: E.Kello, R.Paramoni, K.Zguro (Korçë)

Pogradeci ka shkatërruar Laçin me rezultatin e thellë 6-2. Liqenorët e vegjël kanë qenë superiorë që nga fillimi i takimit. Serinë e golave e hapi kapiteni Berberi, i cili arriti të shënonte edhe në pjesën e dytë. Miqtë ngushtuan diferencën fillimisht me Jushin dhe më pas me Bardhin. Ndërsa për Pogradecin u bënë protagonistë edhe Lena, Luraku, Muçaj e Liçkollari.
Pëllumb Starova

Në Durrës s’ka fitues
SHKËNDIJA E DURRËSIT – TIRANA 2-2
GOLAT: Shytermeja 47′, Hënza 60’/ Oranlli 43′, Peçi 73′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Llaha, Deliallisi, Konduri, Nezha (Tufa 46′), Behari, Xhakoni, Lika, Vishkulli, Shytermeja (Shemaj 50′), Henza. Trajner: A.Domi
TIRANA: Hysaliu, Myrtaj, Xhepa, Llagami, Haxhija, Lleshi, Doko (Oranlli 32′), Kasneci, Jazaj (Viali 46′), Sala, Peçi. Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: A.Paço, E.Begaj, M.Troka (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Deliallisi, Tufa/ Lleshi

Paratërinjtë e Shkëndijës së Durrësit dhe Tiranës janë ndarë në një barazim 2-2. Pjesa e parë ka qenë pa ndonjë moment për t’u shënuar, teksa u mbyll 0-0. Fraksioni i dytë nisi me gol, pasi Oranlli kaloi në avantazh Tiranën. Shkëndija reagoi shpejt dhe barazoi me Shytermejën. Më pas shënoi Hënza për vendësit, ndërsa Peçi në fund vulosi baraspeshën duke e mbyllur takimin në barazim.
Roland Gjini

Kukësi çmend fierakët
APOLONIA – KUKËSI 0-4
GOLAT: Ngjeçi 20′, E.Cengu 46′, Demhasa 52′, 78′
APOLONIA: Henza, Belliu, Berisha, Troka, Majaci, Lizaj, Sulaj, Velo, Naçi, Metohu, Turtulli. (U aktivizuan: Bala, Mehmeti). Trajner: L.Musha
KUKËSI: A.Cengu, Lleshi, Germizi, Cenaj, Pashaj, Sulmataj, E.Cengu, Istrefa, J.Breçani, Ngjeçi, Demhasa. Trajner: A.Bela
GJYQTARË: O.Ferati, Q.Shehaj, S.Hanaj (Patos)

Kukësi ka mposhtur në Fier me rezultatin e thellë 4-0 Apoloninë vendëse. Skuadra e trajnerit Musha është dorëzuar shpejt dhe për këtë meritë kanë qenë miqtë, të cilët kanë zhvilluar një lojë të kujdesshme në të gjitha aspektet. Pjesa e parë u mbyll 0-1 pas golit të Ngjeçit. Në 40 minutat e dyta kishte vend edhe për tre gola të tjerë. Spikati dopieta e Demhasës dhe goli i E.Cengut.
Mikel Mbriçaj

Luftëtari bën tris
LUFTËTARI – ADA 3-1

GOLAT: Shehu 32′ (11-m), Nano 50′, Reçka 57’/ Banka 60′ (11-m)
LUFTËTARI: Roko, Matushi, Hima, Bucaj, Vasi (Mahmutaj 54′), Hyka, Reçka, Shehu, Braho (Mejdi 54′), Nano (Graçi 63′), Koshi (Peçi 46′). Trajner: A.Çulli
ADA: Hoxha, Gjergji, Zyle, Vatakani, Kërçini (Uka 52′), Dibra, Ndoi, Banka, S.Kraja (G.Kraja 67′), Rami, Mema (Puka 68′). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: E.Avdo, H.Shaka, N.Çaushi (Sarandë)
KARTONË TË VERDHË: Hyka 22′, Shehu 57′
KARTON I KUQ: Puka 80′

Luftëtari e ka fituar lehtësisht përballjen e djeshme ndaj Adës. Në një terren të rënduar nga shirat e ditëve të fundit, gjirokastritët kanë qenë shumë të motivuar. Shehu kaloi në avantazh bluzinjtë pas një penalltie, ndërsa Nano dyfishoi shifrat në minutën e 50-të. Reçka shënoi golin e tretë pas një gjuajtjeje nga distanca. Banka për Adën realizoi golin e nderit.
Tomorr Shehu

Spektakël i lezhjanëve
BESËLIDHJA – SHKUMBINI 5-1
GOLAT: G.Marku 30′, Dodaj 43′, 62′, Zefaj 72′, Mosheqaj 74’/ Gjuzi 51′
BESËLIDHJA: Prendi, Zefaj, Dodaj, Mosheqaj, Nikolli, Gjini, A.Marku, G.Maku, Dushku, Miria, Malaj. (U aktivizuan: Marnikolli, Curri, Geci, Gjonaj). Trajner: O.Gjurashi
SHKUMBINI: Balia, Ballhysa, Gjevori, Gjini, Korra, Elezi, Saja, Sulkja, Gjuzi, Lluca, Jashari. (U aktivizuan: Komi, Hyseni). Trajner: Ç.Saja
GJYQTARË: G.Veseli, G.Vogli, E.Burgu (Fushë-Krujë)
KARTON I VERDHË: Gjuzi 52′

Besëlidhja ka mposhtur me rezultatin 5-1 Shkumbinin. Loja që në fillim është kontrolluar nga vendësit, të cilët kaluan në avantazh me anë të G. Markut. Përsëri ata vijuan me sulme të rrezikshme dhe fituan një 11-metërsh, por Dodaj goditi traun e portës. Gjithsesi, Dodaj atë që s’e bëri me penallti, e bëri me aksion, duke shënuar golin e dytë. Më pas realizuan Zefaj e Mosheqaj.
Preng Gjikola

OLIMPIKU – TURBINA 4-0
GOLAT: Shima 16′, Gjeçi 52′, 53′, Spahiu 72′
OLIMPIKU: Prençi (K.Bushi 73′), Gjalpi, Jakupi, Grori (Kallaku 59′), Xh.Bushi (Gjipali 76′), Prifti, Reka, Muçollari (Reçi 53′), Shima, Gjeçi, Spahiu (Haka 58′). Trajner: I.Qurku
TURBINA: Zuna (Qosja 79′), Duraku, Kullolli (Halili 56′), T.Bilali, Ballkuqi, D.Bilali (Lika 68′), Mezani, Tato, Sollaku (Dyrmishi 69′), Giga (Leci 84′), Idrizi. Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: I.Myrtja, F.Thorja, E.Qerimaj (Shkodra)
KARTON I VERDHË: Bani 37′

Vetëm një pjesë loje kanë mundur të rezistonin miqtë nga Cërriku në përballjen me Olimpikun. Fillimisht është Leonard Shima ai që zhbllokon rezultatin. Turbina në këtë pjesë loje ka qenë më ofensive, duke krijuar mjaft raste të pastra shënimi me anë të sulmuesve Idrizi e Giga. Ndryshe ka qenë fraksioni i dytë, që ka folur për vendësit, të cilët shënuan me Gjeçin dhe Spahiun.
Abdulla Dushku

Dadaj nderon Butrintin
BUTRINTI – TOMORI 3-1
GOLAT: Dadaj 4′, 61′, Sadikaj 58’/ Selamaj 32′
BUTRINTI: Kuçi, Grembi, Sadikaj, Çipa, Ahmeti, Zotaj (Iljazi 40′), Jonuzaj, Braculla, Stefani (Ahmeti 55′), Dadaj, Hoxhaj (Llambri 40′). Trajner: L.Risti
TOMORI: Shehu, Rusta, Elezi, Koroni, Virjoni, Selamaj, Dodoveçi, Hoxha, Gremshi, Tabaku (Hoxha 50′), Llangozi (Sherifi 40′). Trajner: B.Fatia
GJYQTARË: B.Bejko, A.Avdi, E.Nelaj (Gjirokastër)

Butrinti merr një fitore shumë të rëndësishme në fushën e vet, duke mposhtur Tomorin me një rezultat bindës. Vendësit shënojnë që në minutën e 4-t me anë të Dadajt, por miqtë barazojnë me Selamajn dhe pjesa e parë mbyllet 1-1. Në pjesën e dytë Butrinti shënon dy herë të tjera me Sadikajn dhe Dadajn. Miqtë nga Berati reagojnë, por janë të pafuqishëm për të realizuar sërish.
Gerald Bregu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"