U-17: Shkëndija nuk fal, Vllaznia tris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2013 | 12:28

U-17: Shkëndija nuk fal, Vllaznia tris

Vendos goli i Micit
KUKËSI – SHKËNDIJA E TIRANËS 0-1
GOLAT: H.Mici 87′
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Elezaj, Cena (G.Mici 30′), Haxhiu, Dida (Kotarja 60′), Matmuja, Domi, Gjuta, Duraku, Demhasa. Trajner: A.Bela
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Gjergji, Domgjonas, Kastrati, Haruni (H.Mici 60′), Kaçupaj, Koka, Koleci, Babaj, Osmanallaj (Jahja 80′), Tota. Trajner: K.Sterjo
Gjyqtarë: L.Jubani, S.Ahmeti, K.Shema (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Batusha/ Babaj, Koleci, H.Mici

Shkëndija e Tiranës ka arritur një fitore të vështirë, por të merituar në Kukës, duke ruajtur kryesimin në kampionatin U-17. Skuadra e shkollës “Loro Boriçi” ka treguar më shumë cilësi, duke administruar mirë lojën. Kukësi bëri përpjekje të shumta, por lojtarët miq bënë diferencën, ndërkohë që shtatlartësia e tyre ndikoi jo pak. Golin e vetëm e shënoi Hasan Mici afër fundit.
Jonuz Hallaçi

Vecaj nderon kuqeblutë
BESA – VLLAZNIA 2-3
GOLAT: Hoxha 10′, Premçi 48′ (aut)/ Rajçeviç 29′, Hebaj 40’+2′, Vecaj 51′
BESA: Dajsinani, Shaba, Uku, Brahimaj, Sula, Merhori, Hoxha, Efica, Metolli, Bizhdili, Çela. (U aktivizuan: Cara, Habili, Deliu, Gjuzi). Trajner: I.Duro
VLLAZNIA: Vjella, Premçi, Bala, Frangaj, Zogaj, Rajcevic, Dema, Brahimi, Kola, Vecaj, Hebaj. (U aktivizuan: Blinishta, Mujaxhi). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: M.Troka, A.Buzi, A.Konomi (Patos)

Vllaznia ia del të fitojë edhe në Kavajë. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, që kënaqi të pranishmit. Besa e nisi mirë, duke shënuar shpejt me Hoxhën, por shkodranët jo vetëm barazojnë me Rajçeviçin, por befasojnë në minutat shtesë të pjesës së parë me Hebajn. Me fillimin e pjesës së dytë Premçi shkakton autogol dhe ndeshja shkon 2-2. Megjithatë, Vecaj më pas nderon Vllazninë.
Feriz Ferizaj

Dinamo ndal Elbasanin
ELBASANI – DINAMO 2-2
GOLAT: Stojku 50′, Shehi 80’/ Qato 20′, Abazaj 37′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Kalemi, Hidri, Bullari, Veli, Stojku, Shabani. (U aktivizuan: Kamberi, Meka, Peqini, Dalipi). Trajner: S.Dalipi
DINAMO: Xhafaj, Bala, Mulaj, Sina, Kalemi, Qato, Fino, Marinari, Dreni, Gjuzi, Abazaj. (U aktivizuan: Pojaku, Hodaj, Shazivari, Nazari). Trajner: I.Binjaku
GJYQTARË: R.Zeneli, F.Greca, S.Met’hoxha (Lushnjë)

Paratërinjtë elbasanas nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 me bashkëmoshatarët e Dinamos. Ashtu siç shkoi takimi, verdheblutë mund të ndihen të gëzuar me këtë pikë, pasi në pjesën e parë humbnin 0-2. Fillimisht për dinamovitët shënoi Qato në minutën e 20-të, ndërsa Abazaj në të 37-ën dyfishoi shifrat. Megjithatë, golat e Stojkut dhe Shehit në fundin e takimit vulosën barazimin.
Vladimir Mema

Rikthehet Partizani
PARTIZANI – POGRADECI 1-0
GOLAT: G.Lika 70′ (11-m)
PARTIZANI: Semani, Rami, Myftari, Hasanaj, Qesari, Bregu, Hodaj, Vllacaj, Lika, Bajrami, Gjoshi. (U aktivizuan: Çekaj, Mersini, Nadaj). Trajner: N.Çoçlli
POGRADECI: Baci, Molla, Muhollari, Kozmallari, Yzellari, Kelo, Manellari, Veizi, R.Laraku, Çekiçi, Shukulli. (U aktivizuan: K.Laraku, Tota, Zeka, Hajrullai, Ristani) Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: L.Haka, E.Huta, A.Xhumari (Tiranë)

Partizani është rikthyer më në fund te fitorja, teksa një penallti afër fundit ka shpëtuar të kuqtë ndaj Pogradecit. Ndeshja u zhvillua në ishkompleksin “Dinamo” nën rrebeshin e shiut. Ka qenë një lojë e fortë dhe e bukur, por me një epërsi të lehtë të Partizanit. Kapiteni i të kuqve, Griseld Lika, ka goditur me zgjuarsi nga penalltia, duke i dhënë fitoren ekipit.
Abdulla Dushku

Ngecin bardheblutë
TIRANA – FLAMURTARI 1-1
GOLAT: Koldashi 80’/ Deliaj 34′
TIRANA: Cara, Nuriu, Bajo, Kuka, Koldashi, Dema, Doka, Sadiku, Halili, Çema, Morina. (U aktivizuan: Hoxha, Dallazhi, Prendi). Trajner: L.Sengla
FLAMURTARI: Sali, Xhaferraj, Hajdini, Myslimi, Dule, Deliaj, Shkurti, Shehaj, Lazaj, Zoto, Sino. (U aktivizuan: Beqaj, Sadushi, Çela, Çakërri). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: O.Husha, Sh.Zaji, Xh.Mani (Tiranë)

Tirana dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë dje në aneksin e kompleksit “Skënder Halili”. Ndonëse kryeqytetasit e kanë marrë lehtë, vlonjatët janë treguar më të zotë në pjesën e parë, pasi në të 34- n është Florjan Deliaj ai që ka kaluar në avantazh miqtë. Fraksioni i dytë ka folur pothuajse në të gjithë kohën për kryeqytetasit, që barazuan në fundin e lojës me Koldashin.
Abdulla Dushku

Shkëndija D., e treta
SHKËNDIJA E DURRËSIT – LAÇI 1-0
GOLAT: Ajdini 37′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Cërriku, Pepkolaj, Xhakolli, Shala, Uka (Frroku 55′), Lame, Farruku, Kutrolli, Ajdini, Torra (Shytermja 61′). Trajner: E.Furrxhi
LAÇI: Halili (Haxhiu 60′), Bushpepa, Gjoni, Yzeiraj, Doçi, Balozi, Mardhoqi, K.Lika, R.Lika, Baboçi, Jushi. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Pepkolaj, Shala/ Gjoni, Yzeiraj

Shkëndija e Durrësit ka fituar minimalisht ndaj Laçit, duke shkuar tashmë në vendin e tretë. Pas humbjes së një jave më parë ndaj Kukësit në transfertë, Shkëndija reagon, duke zhvilluar lojë të bukur dhe krijuar shumë raste për gol. Në pjesën e parë, pas shumë përpjekjesh, Ajdini kalon vendësit në avantazh. Nga ana tjetër, edhe Laçi u shfaq rrezikshëm me goditjet nga distanca.
Roland Gjini

Teuta kalon fierakët
APOLONIA – TEUTA 0-2
GOLAT: Gripshi 32′, Vila 57′
APOLONIA: Bala, Lizaj, Hajdëraj, Turtulli, Çelaj, Naçi, Mehmetaj, Zeqo, Troka, Hëna, Tomorri. (U aktivizuan: Gashi, Hysi, Velaj). Trajner: O.Çuko
TEUTA: Vata, Hajdini, Mitrolozi, Bashkhysa, Dakli, Trimi, Kastrati, Hyka, Mara, Gripshi, Vila. (U aktivizuan: Seferi, Hoxha, Kalemi). Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: A.Merdanaj, M.Llukmani, T.Kasa (Vlorë)

Apolonia vazhdon të mbetet në kuotën e zero pikëve, teksa dje humbi sërish, këtë herë në fushën e vet ndaj Teutës. Në 30 minutat e para fierakët kanë luajtur mirë, por gjithsesi miqtë u treguan më racionalë. Gripshi kaloi në avantazh durrsakët, ndërsa në pjesën e dytë Vila vulosi fitoren. Pas kësaj sfide, Apolonia koleksionoi humbjen e 10-të në po kaq takime deri më tani.
Mikel Mbriçaj

Në Yrshek s’ka fitues
OLIMPIKU – SKËNDERBEU 0-0
GOLAT: S’ka
OLIMPIKU: Novakaj, Kaimi, Gaxheli, Bushi, Spahiu, Bardhi, Trimi, Hoxha, Crvenako, Curri, Daja. Trajner: A.Baze SKËNDERBEU: Dramolli, Fejzolli, Menko, Isa, Zyberi, Shabanllari, Make, Tone, Lika, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Osmani, Qeleshi, Myrteza). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: F.Pjetrushi, E.Gjoka, P.Pjetrushi (Lezhë)

Olimpiku dhe Skënderbeu kanë barazuar pa gola në ndeshjen e zhvilluar dje në kompleksin sportiv të Yrshekut. Ka qenë një ndeshje e qetë, me një epërsi të dukshme të vendësve, ku kanë spikatur Kaimi, Spahiu, Bardhi e Daja. Miqtë kanë qenë të rrezikshëm vetëm në 15 minutat e para të pjesë së dytë. Qelesha e Myrteza nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara.
Abdulla Dushku

Tomori thyen Lushnjën
TOMORI – LUSHNJA 2-0
GOLAT: Drabo 8′, 63′
TOMORI: Çela, Xherimeja, Myrtaj, Koroni, Sherefi, Ferra, Ajdinaj, Shinko, Dragoti, Drabo, Ramadani. (U aktivizuan: Arapi, Papa, Lamaj). Trajner: S.Dule
LUSHNJA: Hasa, Kaja, M.Zaimi, Lleshi, Gorovelli, Parangoni, Kadiu, Kasapi, Jonuzaj, Dervishi, Zhuga. (U aktivizuan: Hila, J.Zaimi, Kapxhiu, Zhuga, Zdrava). Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: M.Dyrmishi, R.Zajmi, G.Çela (Poliçan)
KARTON I VERDHË: Dragoti 58′

Tomori ka thyer Lushnjën kryesuese, duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat. Djemtë e drejtuar nga Santiljano Dule kanë arritur të fitojnë 2-0 ndaj moshatarëve të tyre. Beratasit i janë falur dopietës së Drabos, i cili shënoi nga një gol për çdo pjesë. Tomori kaloi në avantazh në minutën e 8-të. Pjesa e dytë nis me mjaft grintë dhe vendësit shënojnë sërish në të 63-ën.
Bojken Dalipaj

Goleadë në Burrel
BURRELI – SHKËNDIJA B. E TIRANËS 2-4
GOLAT: Pasha 24′, 31’/ Xhixha 13′, Kratellari 22′, 72′, 76′
BURRELI: Koca, Beqiri, Dervishi, Hasa (Cevani 41′), Milkurti (Balliu 50′), Pasha, Boça (Tusha S 55′), Tanushi, Stafasani (Aliu 63′), Canameti (E.Tusha 74′), Gjoni. Trajner: V.Gjoni
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Elezi, Lamaj, Luga (Çomo 65′), Vathi (Avdillari 67′), Mala, Haxhiu, Bushati (Pushaj 72′), Therçaj (Morina 79′), Kratellari, Xhixha. Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: K.Prenga, V.Nikolli, E.Perloshi (Laç)

Mes shiut të rrëmbyeshëm është zhvilluar dje ndeshja Burreli-Shkëndija B. e Tiranës. Miqtë fituan me rezultatin 4-2, teksa heroi i ndeshjes ishte Kratellari, që arriti të shënonte 3 gola. Dopieta e Pashës nuk mjaftoi për matjanët. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej 2-2, Kratellari përmbys shifrat, duke i dhënë tri pikë të arta Shkëndijës B. të Tiranës në transfertë.
Dritan Kurti

Vlora s’fal në shtëpi
VLORA – SHKUMBINI 3-0
GOLAT: Telushi 30′, Qarri 39′, 60′
VLORA: Nuraj, Malaj, Muka, Dervishaj (Veraj 36’), Shyti, Hajrullai (Qarri 26’), Velaj, Skënderi, Mata, Tushi, Veizi. Trajner: B.Shabani
SHKUMBINI: Rrushi, Ballhysa, Kosta, Gjevori, Koni, Sulkja, Saja, Qejvani, Lela, Jashari, Xho.Lluca. (U aktivizuan: Tufa, Xhu.Lluca, Kuqi). Trajner: Ç.Saja
GJYQTARË: E.Alliaj, E.Hatia, O.Shehaj (Patos)

Paratërinjtë e Vlorës kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 3-0 përballë Shkumbinit. Telushi një herë dhe Qarri dy herë kanë nderuar ekipin vendës. Loja është dominuar nga Vlora, ndërsa peqinasit kanë menduar më shumë për mbrojtjen. Pas kësaj fitoreje, vlonjatët ngjiten në vendin e dytë, por pesë pikë më pak se Lushnja kryesuese. Javën e ardhshme luhet Lushnja-Vlora.
Altin Pavllo

SKAMPINI – BRIAN’S 1-1
GOLAT: Halili 53’/ Smaçi 47′
SKAMPINI: Popa, Sharra, Dyrmishi, Hoxholli, Leskaj, Hushi, Halili, Çopja, Xhafa, Balla, Haxhia. (U aktivizuan: Bajrami, Marashi). Trajner: F.Bilali
BRIAN’S: Geci, Gjoni, Pëllumbi, Feta, Dedgjonaj, Gjinaj, Smaçi, Bushi, Miloti, Gjoka, Marku. (U aktivizuan: Prodani, Ndoka, Lleshi). Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Çopa (Kavajë)
Vladimir Mema

KASTRIOTI – BESËLIDHJA 0-2
GOLAT: E.Hila 13′, 50′
KASTRIOTI: Lika, Dallaku, Kuka, Bakiu, Dallaku, Mërlika, Vogli, Kau, Caca, Balla, Kullaj. Trajner: A.Kuka
BESËLIDHJA: Prendi, Kaçaçi, E.Hila, E.Malasi, J.Hila, Luka, Elezi, Nikolli, Gega, Frani, Kasneci. Trajner: O.Gjurashaj
GJYQTARË: H.Isaku, I.Gashi, A.Vilaj (Durrës)
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"