Turneu në Maqedoni/ Skënderbeu shkëlqen me moshat, bie në sy Joel Krekas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 20:45

Turneu në Maqedoni/ Skënderbeu shkëlqen me moshat, bie në sy Joel Krekas

Skënderbeu është aktiv edhe me akademitë. Së fundmi grupmosha e datëlindjes 2014 ka marrë pjesë në një turne për të rinjtë të zhvilluar në Maqedoni dhe ka arritur të fitojë dy ndeshje.

c980c4ce-d38e-4324-b3d5-288b85f3666a

Midis pjesëmarrësve në këtë turne kanë qenë Skënderbeu, Vllaznimi, Akademija Pandev, QS Prishtina, Pelisteri dhe disa akademi vendëse. Qëllimi i aktivitetit ka qenë për t’u dhënë sadopak eksperiencë këtyre të rinjve që mund t’u shërbejë në të ardhmen.

Skënderbeu ka fituar dy ndeshje, një prej të cilave 7-0. Mes lojtarëve që ka spikatur ka qenë edhe mesfushori organizator Joel Krekas. Ai ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fituara nga të rinjtë korçarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"