Turneu aziatik sjell miliona, por shkatërron Bajernin. Trajneri i Lajpcigut fërkon duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2017 | 19:00

Turneu aziatik sjell miliona, por shkatërron Bajernin. Trajneri i Lajpcigut fërkon duart

Udhëtimi drejt Azisë ka sjellë miliona euro në arkat e Bajern Mynih, por nga ana sportive, baverezët nuk kanë përfituar thuajse asgjë, në një turne i cili është kthyer në një makth të mirëfilltë brenda pak ditësh.

bajern

Udhëtimi rraskapitës sa në një vend, në tjetrin, ka sjellë pasoja të rënda që u panë qartë më humbjen turpëruese 4-0 ndaj Milanit. Edhe dje, ekipi udhëtoi nga Shenzhen i Kinës në Singapor, por me probleme duke u ndalur për shumë orë në aeroport.

Arsyeja ishte shtyrja e fluturimit për shkak të stuhive, si rrjedhojë e të cilave u anulua edhe stërvitja e pasdites, duke shqetësuar jo pak Karlo Ançelotin i cili kërkon të evitojë një tjetër turpërim përballë skuadrave si Çelsi dhe Interi me të cilat do të ndeshet në ditët në vijim.

bajern

Sikur të mos mjaftonte kjo, Tiago e Bernat janë detyruar të kthehen para kohe në Mynih për shkak të problemeve fizike. Edhe pjesa e tjetër e skuadrës po vuan në kushte atmosferike të tmerrshme, me temperaturën 40 gradë Celcius dhe lagështinë që arrin në 80%, ndërsa nuk ka as kohën për të rikuperuar energjitë, pasi çdo ditë ka një aktivitet marketingu. Edhe pas humbjes së turpshme ndaj Milanit, lojtarët u detyruan të bënin xhiron e fushës duke mbajtur një parullë një duar.

bajern

“U çuditëm që ishte kaq nxehtë”, tha shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Hainz Rumenige. “Ekipi është i lodhur nga këto kushte, por tani shohim me optimizëm drejt dy takimeve të radhës dhe do kemi edhe më pak aktivitete marketingu. Vetëm motit nuk kemi çfarë t’i bëjmë”, tha ai duke u justifikuar për situatën e krijuar.

Ndërkohë, në Austri, nënkampionët e Lajpcig po përgatiten në kushte ideale. “Mendoj se është mëkat që lojtarët pritet të marrin pjesë në udhëtime të tilla. U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që na e kursyen një udhëtim të tillë”, ishte ironia trajnerit Ralf Hasenhutl, i cili me sa duket pret të ketë një avantazh në fillimin e sezonit, duke parë se Bajerni, por edhe Borusia Dormtund e Shalke, kanë ndërmarrë turne të lodhshëm në Azi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"