Troisi rishfaqet në Vlorë, prezantohet Kriviçiç: Tani njoh kampionatin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2023 | 19:39

Troisi rishfaqet në Vlorë, prezantohet Kriviçiç: Tani njoh kampionatin shqiptar

Flamurtari prezanton mesfushorin Marko Kriviçiç. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, slloveni ka ardhur në Vlorë të shtunën dhe ka firmosur kontratën. 27-vjeçari udhëtoi më pas menjëherë drejt Korçës për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela.

KRIVICIC

Gazeta zbulon se slloveni ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ai si mesfushor shkatërrues, ndërsa mund të përshtatet mirë edhe si qendërmbrojtës, duke qenë një vlerë e shtuar për skuadrën e Çelës. Flamurtari nuk është skuadra e tij e parë në Shqipëri, pasi në sezonin e fundit nga luajtur për Erzenin, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Kriviçiç ka qenë në sezonin 2015-2016 edhe pjesë e Bolonjës në Itali, ndërsa në vendin e tij ka luajtur me klube si Koper, NK Dekani dhe Tabor Sezana.

Në fjalët e para për “Panorama Sport” si futbollist i Flamurtarit, mesfushori nuk i ka fshehur emocionet. “Jam i lumtur që firmosa me Flamurtarin, pasi është një klub i madh. Më vjen mirë gjithashtu që qëndrova në Shqipëri, pasi më pëlqen vendi juaj. Eksperiencën time do ta vendos në dispozicion të skuadrës për të arritur objektivat madhorë që ka. E njoh kampionatin shqiptar dhe kjo gjë do të më ndihmojë edhe më shumë. Premtoj më të mirën time për Flamurtarin”, ka thënë Kriviçiç dje për gazetën.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit në Vlorë është rishfaqur Marcelo Troisi. Ish-trajneri i Flamurtari gjendet në qytetin bregdetar jo për pushime, por për punë. Gjasat janë që të afrojë te Flamurtari edhe një tjetër brazilian pas Aleskandre di Estefanos.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"