Triumfi ndaj Besës, trajneri i Pogradecit: Dëshiroja të shënonim më shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 22:03

Triumfi ndaj Besës, trajneri i Pogradecit: Dëshiroja të shënonim më shumë gola

Pogradeci mposhti me rezultatin 2-0 Besën diten e djeshme, duke e dominuar ndeshjen  nga fillimi deri në fund dhe tashmë renditen në vendin e dytë.Abazaj222

Pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit u shpreh: “Kam dashur të merrja një fitore me shumë gola, kjo për të treguar se ishte një rastësi ajo ndeshje kundër Besës në fazën e parë. Kam lënë në stol shumë futbollistë titullarë për t’u dhënë mundësi disa të tjerëve, për t’i parë edhe më mirë.

Të jem i sinqertë, jo se më gëzon shumë vendi i dytë, pasi ne duhet të ishim në vendin e parë, por sa për faj tonë, aq edhe të gjykimeve që na kanë vjedhur pikët, nuk jemi në krye”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"