Triumf historik i Veleçikut, Shkumbini i Artan Banos bie në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 19:05

Triumf historik i Veleçikut, Shkumbini i Artan Banos bie në Kategorinë e Dytë

U luajt sot në stadiumin “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme mes Shkumbinit dhe Veleçikut, e vlefshme për “play-out”-in e Kategorisë së Parë.

Shkumbini-Veleciku-696x393

Një përballje dramatike, ku në fund ka festuar skuadra nga Kopliku, e cila ka triumfuar me rezultatin 0-1. Goli i Çokajt në minutën e 80-të nga pika e bardhë e penalltisë, i ka siguruar triumfin historik skuadrës së Veleçikut, e cila sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë, ndërsa Shkumbini i drejtuar nga Artan Bano, do të luajë në Kategorinë e Dytë.

KATEGORIA E PARË / PLAY-OFF

Shkumbini – Veleçiku 0-1

Çokaj 80’ (p)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"