Postuar: Janar 16, 2023 | 20:09
Transferimi i Balajt, sulmuesi i Vllaznisë bën gati “valixhet” për të prishur kontratën
Ante Aralica është sulmuesi që rrezikon më shumë largimin nga Vllaznia pas ardhjes së Bekim Balajt. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit shkodran do të prishin kontratën me kroatin, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për dëmshpërblimin e tij.
Kontrata i skadon pas mbylljes së këtij sezoni dhe Vllaznia kërkon që të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e saj.
PANORAMASPORT.AL
