Tramezani sheh Berishën si titullar te Lacio: Nuk do zhgënjejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2016 | 14:50

Tramezani sheh Berishën si titullar te Lacio: Nuk do zhgënjejë

Paolo Tramezani, zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, mendon se tashmë ka ardhur koha që Etrit Berisha të luajë si titullar dhe jo medoemos larg Lacios. Në një intervistë të dhënë për “LazioPress.it”, ai ka treguar bindjen e tij se portieri i përfaqësueses kuqezi do të shkëlqente nëse do t’i jepej mundësia të luante rregullisht te kjo skuadër.

De Biazi Tramexani

“Berisha apo Marketi titullar? Janë dy portierë të mëdhenj dhe nuk do të dëshiroja të isha në vend të Simone Inzagit për të bërë zgjedhjen. Berisha është një lojtar i cili është përmirësuar shumë që nga momenti kur mbërriti në Romë.

Është normale që rritja të ecë përkrah numrit të ndeshjeve që një lojtar zhvillon përgjatë kampionatit. Aftësitë e tij teknike janë të dukshme. Ai do të bëhet një portier i madh dhe shpresoj që të paraqitet sa më mirë me fanellën bardhekaltër

berisha marketi strakosha

Për ne, në kombëtare, ai është një pikë referimi. Marketi është një portier i madh, por jam i bindur se nëse Etritit do t’i jepet mundësia, nuk do të zhgënjejë pritshmërinë”, theksoi Tramezani.

Më pas, duke folur për fillimin e kampionatit italian, ai ka cilësuar Juventusin si favorite për titullin. Por duke qenë i bindur se bardhezinjtë do të ishin më të fokusuar te Liga e Kampioneve në këtë sezon, Tramzeani nuk e ka fshehur besimin te një surprizë nga ekipet milaneze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"