Trajneri i Skënderbeut mbetet pa fjalë nga humbja, Gvozdenoviç: Nuk e kuptoj! E çuditshme si i morëm 4 gola, por urime Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2023 | 19:31

Trajneri i Skënderbeut mbetet pa fjalë nga humbja, Gvozdenoviç: Nuk e kuptoj! E çuditshme si i morëm 4 gola, por urime Vllaznisë

Trajneri i Skënderbeut ka mbetur opa fjalë pas humbjes në Shkodër. Gvozdenoviç e quan çudi sesi ekipi i tij mori ato gola, ku sipas tij katër prej tyre ishin gabime elementare. Gjithsesi, trajneri i Skënderbeut uroi Vllazninë  për fitoren.

gvozdenovic

Në intervistën e shkurtër të dhënë për “MCN” trajneri Ivan Gvozdenoviç,  u shpreh:

“Sot nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk kuptoj golat, 4 gabime elementare. E çuditshme si morën golat, por urime Vllaznisë dhe bravo për fitoren.

Shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi,  vetëm Egnatia në vend të parë që ka shumë fitore. Golat nga gabime elementare, nuk e kuptoj fare si ka mundësi. Ky është futbolli, dhe ka vend që të kritikohemi.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"