Trajneri i Mariborit: Më vjen keq që nuk shënuam në pjesën e parë, Partizani është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 20:03

Trajneri i Mariborit: Më vjen keq që nuk shënuam në pjesën e parë, Partizani është…

Trajneri i Mariborit, Milaniç foli shkurtimisht për mikrofonin e “RTSH”, ku e la të hapur çështjen e kualifikimit pavarësisht fitores 0-1 në transfertë. Ai ndjehu keqardhje që skuadra e tij nuk shënoi në pjesën e parë dhe thekson që në ndeshjen e kthimit do kenë në krah edhe tifozët.

trajneri i Mariborit

Një fitore e rëndësishme jashtë, a ishte kjo një ndeshje e vështire?

Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Na vjen keq që nuk shënuan pjesën e parë, por e rëndësishme është që fituam pasi kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme

A është i sigurt kualifikimi apo çdo gjë do të vendoset në Slloveni?

Do të jenë 90 minuta, asgjë nuk është e sigurt. Partizani është një kundërshtar i vështirë. Në ndeshjen brenda do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Kjo gjë do të na ndihmojë. Gjithsesi do t’i mbetet fushës së lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"