Trajneri i Elbasanit nuk mërzitet nga humbja, Magani: Godita në lëvizjet e bëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 20:49

Trajneri i Elbasanit nuk mërzitet nga humbja, Magani: Godita në lëvizjet e bëra

Egnatia mposhti me rezultatin 3-0 Elbasanin në javën e 10-të, duke vazhduar e qetë në krye të renditjes. Gugash Magani vlerëson lojën dhe pikët, ndërsa për “Panorama Sport” u shpreh:

egnatia

“Pavarësisht klasifikimit, e dinim që Elbasani do luftonte për pikë. Në futboll askush nuk duhet nënvlerësuar. Menduam se do shënonin që në fillim, po gabuan në disa momente. Edhe terreni ndikoi, megjithatë rëndësi ka që dolëm fitues. Bëra disa lëvizje taktike që të ishim më afër golit e të gjithë bashkë realizuam parashikimin perfekt. Fitorja nuk arrihet vetëm, po kur je skuadër”, tha Magani.

Ndërkohë trajneri i Elbasanit, Anxhelo Suta nuk mërzitet nga humbja, pasi pa që skuadra prodhoi futboll. Tekniku i Elbasanit pas ndeshjes tha: “Donim një pikë shprese. Gjatë javës kishim punuar në detaje dhe jam i kënaqur, pasi skuadra dha në fushë. U vendosëm mirë taktikisht dhe në pjesën e parë rezistonim. Po humbja nuk na mërzit aspak, pasi dhamë më të mirën. Kemi optimizmin dhe mundësi për korrigjim javë pas jave. Do jemi kërkues, pasi kemi lojtarë që do bëjnë diferencën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"