Trajneri i Albpetrolit “qan” pikët e lëna në shtëpi: Na kanë dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 18:12

Trajneri i Albpetrolit “qan” pikët e lëna në shtëpi: Na kanë dëmtuar

Albpetroli ndali Devollin, duke i marrë një barazim. Pikë që vlen, ndonëse trajneri Eldison Kapo mendon se meritonin më shumë. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, ai analizon garën në tërësi dhe gabimet e bëra.

eldison kapo

“Lojtarët dhanë maksimumin në transfertë dhe morëm një pikë që na vlen me Devollin. Gabimet në shtëpi? Kemi çeduar në fakt, por mos harroni që jemi ndeshur me skuadra favorite. Vetëm me Luftëtarin e merituam humbjen, por jo me Labërinë e Flamurtarin. Dhamë shumë më shumë në fushë.

Ne jemi rritur ndjeshëm taktikisht dhe kjo është vënë re nga ndeshja në ndeshje. Problemi ynë është në planin teknik, por kjo është pasojë e kategorinë. Nuk dua të flas për objektiva, vendi i pestë, i dytë apo i tretë.

Ne kemi një ekip me djem të rinj dhe pa shumë eksperiencë. Deri në fund të këtij kampionati do të kërkojmë të rritemi. Këtë javë luajmë me Tepelenën dhe qëllimi është që të bëjmë lojën tonë”, përfundoi Kapo.

LUIS FEJZULLAH-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"